• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lista / Vakancat në Kushtetuese, 41 kandidatë për 9 mandate, kush dominon

by Java News
05/04/2019 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vladimir Karaj

Kuvendi shpalli të enjten listën me 9 kandidatë të rinj për mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që mbaron në vitin 2028. Kjo e çoi në 41 persona numrin e kandidatëve për vendet vakante në këtë gjykatë e cila u shkri pasi shumica e anëtarëve të saj u shkarkuan nga procesi i vetingut, ndërsa të tjerë dhanë dorëheqjen.

Një pjesë e kandidatëve, sipas faqes zyrtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kanë aplikuar në 9 gara të ndryshme të hapura nga Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti dhe Gjykata e Lartë. Në total numri i kandidaturave të listuara nga KED është 87, pasi disa kandidatë kanë aplikuar njëkohësisht për mandate të ndryshme.

Të premten Këshilli i Emërimeve në Drejtësi filloi zyrtarisht procedurat e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, KED iu drejtuar organizatave, shoqërisë civile dhe medias për të ndihmuar procesin e filtrimit të kandidatëve duke përcjell të dhëna.

“Ky këshill është tërësisht i angazhuar të vlerësojë dhe mirëpresë kontributin e të gjitha institucioneve publike, organizatave dhe shoqërisë civile, MEDIA-s dhe publikut, për të përcjellë të dhëna dhe informacione në lidhje me kandidatët, të cilat do të shqyrtohen me vëmendje të veçantë, objektivitet dhe profesionalizëm, në funksion të verifikimit të gjithëanshëm dhe sa më të thelluar të integritetit të kandidatëve, si dhe për të mundësuar përzgjedhjen mes tyre, të kandidatëve bazuar në meritat profesionale dhe morale,” tha KED nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

KED gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së premte, me pjesëmarrje të anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe vëzhguesve nga Avokati i Popullit, hodhi shortin për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Kandidatët

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është efektivisht e mbyllur, për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1992, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, pesë janë rrëzuar në veting dhe vetëm gjyqtarja Vitore Tusha ka mbijetuar.

Megjithatë, edhe mandati i Tushës ka mbaruar dhe ajo po qëndron në detyrë deri sa të zgjidhet zëvendësuesi ose zëvendësuesja.

Kandidaturat për të mbushur vendet vakante në këtë gjykatë vijnë kryesisht nga rradhët e Këshilltarëve Ligjorë apo ish-Këshilltarëve Ligjorë, një pjesë e të cilëve kanë kaluar procesin e vetingut. Ndërkohë bie në sy kandidimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, tani gjyqtare e Apelit në Tiranë.

Në listë janë edhe Denar Biba, nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si propozim i Partisë Socialiste dhe Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike. Një pjesë e kandidatëve kanë tentuar të zgjidhen edhe në pozicione të tjera të hapura nga reforma. BIRN gjeti që një sërë prej tyre ishin skualifikuar si kandidatura në garat për KLGJ dhe KLP, ndërsa të tjerë janë ende në garë edhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë,  në listë janë edhe kandidatë që janë shkarkuar nga KPK si ish-prokurorja Rovena Gashi. Një pjesë e kandidaturave kanë kaluar të paktën shkallën e parë të vettingut, përfshi prokurorin Besnik Muçi, këshilltaret ligjore Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Por siç gjeti BIRN në një shkrim të botuar sëfundmi kalimi i vettingut nuk është detyrim për të gjithë kandidatët. Procesit të hetimit administrativ i nënshtrohen vetëm ata që kanë statusin e magjistratit, ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve do të shqyrtohen prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi bazuar në raportet e institucioneve ndihmëse.

Filtrimi i kandidatëve

Reforma në Drejtësi i ndau mandatet e Gjykatës Kushtetuese në tre institucione, të cilët duhet të zgjedhin secili nga tre anëtarë. Për të krijuar mundësinë e ripërtëritjes së institucionit mandatet fillestare janë me kohëzgjatje të ndryshme.

Në listën e publikuar nga KED, garohet për dy mandate të plota që mbarojnë në vitin 2028, 3 mandate të plota që mbarojnë në vitin 2025, 2 mandate plotësuese që mbarojnë në vitin 2022 dhe një mandat plotësues i anëtarit që zgjidhet nga Gjykata e Lartë që mbaron në vitin 2020.

Dy gara të shpallura në vitin 2017 dhe 2018, që duhej të nxirrnin anëtarë të Kushtetueses me mandat plotësues deri në maj të këtij viti edhe pse janë të listuara duket se janë anulluar për shkak të kalimit të kohës.  Po ashtu në garën për anëtar me mandat deri në vitin 2020 të shpallur nga Gjykata e Lartë nuk ka kandidatë.

Sipas listave të publikuara nga KED, numri më i madh i kandidatëve është në garat e shpallur nga Presidenti i Republikës, ndërkohë që dy garat e shpallura nga Gjykata e Lartë kanë vetëm nga një kandidat. Ndër tre garat e shpalluara nga Kuvendi kanë nga 7 deri në 16 kandidatë.

Next Post
17 Maji/ Rama: “M’u lut Luli, aman-aman! Nxori nga burgu burra me leje lindje!”

17 Maji/ Rama: “M'u lut Luli, aman-aman! Nxori nga burgu burra me leje lindje!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In