• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, Braçe: Ministria ka kërcënuar zyrtarë të bashkisë. I paligjshëm, pengohet aksesi për në det

by Java News
17/11/2022 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Erion Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit në Parkun e Divjakës është ndërtim pa leje që rrezikon jetën e qytetarëve. Sipas tij është i rrezikshëm pasi dëmtohet siguria rrugore.

“Ai park është mbrojtur atje nga njerëzit dhe është mbrojtur për shkak të lirisë që njerëzit kishin për të shkuar atje. Po këta të PNUD a kanë ndonjë përgjegjësi, meqë e financojnë këtë, për respektimin e të drejtave të njeriut për të lëvizur të lirë. Shikoni Kodin Rrugor. Ajo kioskë aty është e paligjshme. Është ndërtim pa leje”, tha Braçe.

Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, po protestojnë ditën e sotme kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Në krye të protestës, është kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, por situata më pas është qetësuar. Ndërkohë forcat e policisë janë shtuar në numër për të bërë të mundur shuarjen e konfliktit. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ilda Dhori, vendosja e traut është një veprim i paligjshëm. ‘Vendosja e këtij trau do të vazhdojë që të kundërshtohet dhe do të ketë protesta të tjera.’–  u shpreh ajo.

Sipas saj bashkia fillimisht ka kundërshtuar vendimin e ministres, por më pas ka dhënë lejen për ndërtimin e biletarisë. Sipas vendimit të ministrisë çdo makinë që futet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, duhet të paguajë 250 lekë të vjetra dhe çdo njeri që ikën në këmbë apo me biçikletë duhet të paguajë 50 lekë.

Për Report Tv deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij. Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve në Korçë u shpreh se aty do të vendoset një biletari, e cila sipas saj vendoset në çdo zonë të parqeve kombëtare.

/s.f

 

Next Post
Açka i jep leksione Berishës: T’i mblidhje firmat në prani të noterit, e jo nëpër rrugë

Açka për Ramën: Nga sindromi i Diogjenit, armik i briskut dhe i ujit, e ka kapur sindromi i kukullës së lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com