• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Totti rrëfen tmerrin e një muaji me COVID: Pasi më vdiq babai, refuzova të më shtronin në spital

by Java News
13/03/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni botëror i futbollit, Francesco Totti ka përjetuar më shumë se 3 javë kritike pasi u infektua me Covid-19 dhe frika e tij e madhe ishte vdekja që më herët kishte marrë të atin nga ky virus i rrezikshëm.

Enzo Totti vdiq në moshën 76 vjeçare tetorin e kaluar. Kur ende nuk kishte marrë fund dhimbja e iavëve të para për humbjen e babait, i biri 44 vjeçar Francesco Totti u infektua edhe ai nga COVID-19.

Në gazetën italiane “Corriere della Sera”, Totti ka rrëfyer kalvarin me virusin gjatë muajit nëntor:

“Virusi u tregua tejet agresiv edhe me mua. Kalova një bronkit të rëndë, temperaturën e kisha për ditë të tëra 40 gradë, kolla nuk më ndalej dhe nuk kisha fuqi për asgjë. As më hahej dhe oksigjenin e kisha nën normalen diku të 89-90. E gjitha kjo zgjati për 24 ditë të tmerrshme”.

Totti pohoi se për arsye se kishte oksigjenin e ulët, iu kërkua shtrimi në spital por ai refuzoi pasi iu druajt vdekjes që mori të atin:

“Me këto parametra duhet të shtrohesha, por nuk pranova. Kisha frikë, për atë që i kishte ndodhur babait tim 2 muaj përpara. E kalova me antibiotikë, eparinë, kortizonikë. Por ka qenë shumë e vështirë”.

Duke pohuar se kishte frikë edhe për familjen, pasi gruaja, fëmijët, shërbyesit, të gjithë rezultonin pozitivë, Totti tha se në afro një muaj luftë me Covidin përjetoi edhe makthe:

“Përjetova makth të gjatë, që zgjati një muaj. Shihja se si ditët kalonin pasive, njëra pas tjetrës. Nuk shikoja asgjë, nuk reagoja, ishte një makth që zgjati një muaj e që një moment më bëri të mendoja për më të keqen. Ishte momenti kur pas 10 ditë injeksionesh dhe antibiotikësh, nuk kisha asnjë përmirësim. Aty u tremba keq”.

E gjitha kjo mori fund dhe Totti me familjen e tij janë çliruar tashmë nga ankthi i gjatë.

g.kosovari

Next Post
Pasi e la jashtë listave, Basha “shpërblen” Endri Hasën: E emëron koordinator të “Call Center”-it në PD

Pasi e la jashtë listave, Basha “shpërblen” Endri Hasën: E emëron koordinator të “Call Center”-it në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com