• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Totozani, Lustracioni të nisë nga Avokati i Popullit

by A R
26/10/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar që ligji për lustracionin të nis nga institucioni që ai drejton.

Përmes një deklaratë për shtyp, AP, Totozani ka theksuar se institucioni që ai drejton kërkon kryerjen e një procesi paraprak transparent të hapjes së dosjeve.

Në deklaratën e tij, Totozani duke theksuar se AP ka qenë mjaft aktiv sa i takon ligjit të lustracionit, konfirmon se vijon të mbetet vigjilent në lidhje me fatin e këtij ligji. “Për këtë qëllim, bëri të ditur Totozani, pak ditë më parë i jemi drejtuar Kryeministrit, Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë me dy rekomandime (Dy Rekomandimet per Lustracionin) të reja për Lustracionin. I pari, lidhet me dëshirën dhe vullnetin tonë për ta nisur Lustracionin pikërisht nga institucioni i Avokatit të Popullit. Kemi kërkuar, sqarohet në njoftim, të jemi të parët që të japim shembullin konkret në zbatimin e këtij procesi. Për këtë kemi propozuar ndryshimet ligjore specifike që duhet të pësojë ligji për Avokatin e Popullit, me qëllim që të mundësojë aplikimin real të Lustracionit në organizimin dhe veprimtarinë e brendshme organizative, funksionale të vet institucionit”.

“Në rekomandim, tha Totozani, theksojmë se: Në “Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit”, të shtohet kriteri i pastërtisë së figurës, që i referohet arsyeve të mjaftueshme, të besueshme, për përjashtimin e kandidaturave për Avokat Populli, që mund të paraqesin rrezik real për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ky kriter vjen në përputhje me standardin sipas të cilit, lustracioni si proces aplikohet për funksione të caktuara shtetërore që kanë përgjegjësi reale për hartimin, ose zbatimin e politikave të qeverisë dhe praktikave që lidhen me sigurinë e brendshme, ose funksione të caktuara shtetërore që mund të urdhërojnë dhe/ose kryejnë abuzime me të drejtat e njeriut”, tha ai.

Sipas tij, një vlerësim i njëjtë vlen edhe për shtesën e kritereve për “Kushtet për t’u zgjedhur komisioner”. “Propozojmë gjithashtu që për rekrutimin e kandidatëve që konkurojnë për të qenë pjesë e personelit të të Avokatit të Popullit, apo edhe të parashikimeve për përfundimin e marrëdhënieve të punës në shërbimin civil, të përcaktohen disa kritere që vijnë në të njëjtën logjikë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje. Këto kritere duhet të shtohen në dispozitat me karakter përgjithësues, në Ligjin “Për nëpunësin civil”, pasi nuk janë pjesë e ligjit “Për Avokatin e Popullit”, vijoi Totozani.

AP sqaroi dhe rekomandimin e dytë. “Në funksion të zbatimit të Lustracionit në institucionet e tjera kemi dërguar një tjetër rekomandim, ku kërkojmë rregullimin horizontal ligjor në të gjithë kuadrin ligjor ekzistues në fuqi. Vetëm kështu, theksoi Totozani, do të mund të rregullohet proceduralisht dhe institucionalisht ky proces purifikimi për shoqërinë shqiptare, mbështetur në standarded më të mira ndërkombëtare”

“Ky rregullim ligjor duhet të prekë procedurat dhe kërkesat e rekrutimit, si dhe të ndërprerjes së marrëdhënies së punës të nëpunësve civilë në administratën publike, të përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, të organit të prokurorisë, pa përjashtuar këtu zgjedhjen, apo ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të lartë publikë, sipas standardeve dhe kritereve kushtetuese dhe ndërkombëtare. Po kështu, rregullimi ligjor duhet të përfshijë objektivitetin e propozimeve dhe vendimmarrjen respektive për dhënie dekoratash, tituj nderi, medaljesh dhe titujve vendorë të nderit, nga ana e organeve shtetërore që kanë këtë të drejtë”, tha Totozani.

Ai mbylli fjalën duke thënë se AP vlerëson se është momenti i duhur që procesi i Lustracionit, të bëhet bashkë me Dekriminalizimin, dhe Reformën në Drejtësi për t’i garantuar Shqipërisë dhe demokracisë së saj, një stad të ri dhe një të ardhme më të sigurtë.

Next Post

Shkollat në Preshevë bojkotojnë mësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

July 17, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Fituam gjë me mbylljen e tre kapitujve të parë të integrimit?

July 17, 2026
Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

July 17, 2026
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

July 17, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

July 17, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

July 17, 2026
Ndryshojnë rregullat në Itali, VAR për karton të verdhë dhe goditje këndi

Ndryshojnë rregullat në Itali, VAR për karton të verdhë dhe goditje këndi

July 17, 2026
Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

July 17, 2026
350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë

350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë

July 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In