• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Totozani i kërkoi homologut grek trajtim me përparësi për ankesat e emigrantëve shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi dje një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Selanik të Greqisë. Në këtë bisedë me bashkëatdhetarët në Selanik Totozani ftoi edhe homogun e tij, Vassilis Karydis Ombudsman i Greqisë.

Avokati i Popullit Igli Totozani, kërkoi nga homologu i tij grek të mirëpresë dhe trajtojë me përparsi çdo ankesë që kanë emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në vendin fqinj. “Është i domosdoshëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta për të lehtësuar procedurat dhe burokracitë me të cilat përballen emigrantët shqiptarë”, tha Totozani. Ai vlerësoi edhe angazhimin e deritanishëm mes dy institucioneve, Avokatit të Popullit shqiptar dhe Ombudsmanit grek që përmes presionit pozitiv të ushtruar ndaj qeverive të dy vendeve u gjet një zgjidhje për çështjen e toponimeve në pasaporta.

Vështirësi në dorëzimin e ankesave për shqiptarët që jetojnë në Selanik krijon mungesa e një zyre të Avokatit të Popullit të Greqisë në këtë bashki, ndaj edhe takimi i djeshëm dhe prezenca e Ombudsmanit grek aty ishte një mundësi e mirë për të paraqitur shqetësimet që ata kanë.

Totozani dëgjoi me vëmendje problemet dhe shqetësimet e emigrantëve shqiptarë në Selanik. Një pjesë e madhe e tyre lidhen me mungesa të dokumentacionit, që i detyron  të udhëtojnë drejt  Shqipërisë, duke shpenzuar kohë dhe para. Shqetësim shumë i madh për ta mbetet çështja e sigurimeve shoqërore, një problem që ende nuk ka gjetur një zgjidhje dhe që kërkon nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha se e ka trajtuar këtë çështje që prej vitit 2013, duke dërguar rekomandime të posaçme, ndërsa premtoi se do të vijoj edhe më fort angazhimin dhe bashkëpunimin me homologun e tij, deri në gjetjen e një zgjidhje. “Është shkelje e rëndë e të drejtës së çdo individi që të humbasë përfitimin e pensionit në moshën e tretë, ndërsa ka kontribuar me dekada të tëra duke punuar për shoqërinë, pavarësisht se në cilin shtet ka jetuar. Shoqëria ka detyrimin të shpërblejë çdo individ për kontributin e dhënë gjatë një jete”, tha Totozani.

Avokati i Popullit z. Igli Totozani, ndodhet në Selanik të Greqisë në një vizitë zyrtare. Ai merr pjesë edhe në Konferencën “Plan i përbashkët i Ombudsmanëve mbi të drejtat e njeriut  dhe krizën e emigrantëve e refugjatëve”, me pjesëmarrjen e Avokatëve të Popullit të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Next Post

Irakiani i dëbuar nga ISIS-i është kualifikuar në “Rio 2016”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In