• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Torturoi të dashurën, Gusholli rezulton i skeduar në Austri e Gjermani, ka lidhje familjare me…

by A R
18/04/2023 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të Martë në orën 10:30 para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, dalin për t’u njohur me masat e sigurisë 5 të arrestuarit, për dhunimin e një 28-vjeçareje nga Gleard Gusholli dhe të afërmit e tij.

Për Gleard Gushollin që akuzohet si autor i dhunës dhe pengmarrjes prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg, ndërsa për Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan, që akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit, do të kërkohet detyrim paraqitje.

Ndryshe nga sa e ka referuar Policia, organi i akuzës, ka vendosur rikualifikimin e veprës penale, për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. E reja ka lënë përkohësisht të Hënën ambientet e spitalit të Traumës ku është rikthyer sërish deri në fazën e rikuperimit të plotë, ku është aktualisht.

Akuzat e ngritura ndaj Gushollit janë‘heqje e lirisë ‘ dhe ‘plagosje e rëndë me dashje’, e në bazë të raportit mjeko-ligjor do shihet si do klasifikohet dhuna e ushtruar ndaj 28-vjeçares e më pas Prokuroria do marrë vendimin nëse do bëjë apo jo rikualifikim të veprës penale.

Gazetarja e Klan Neës Glidona Daci raporton se Gusholli në deklarimet e tij të para në polici ka thënë se e ka kryer veprën penale për çështje xhelozie pasi dyshonte se 28-vjeçarja e kishte tradhëtuar. Gusholli rezulton person i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në Austri dhe Gjermani. Gazetarja bën me dije se ai ka lidhje familjare dhe me një personazh të njohur të botës se krimit, Gjergj Cukalin.

“Gusholli është person problematik pasi ai rezulton me emër të ndryshuar. Ka pasur deportime nga Austria dhe Gjermania që nuk e kanë lejuar të hujn, është skeduar për ccësthje të trafikut të drogës, ai ka lidhje familjare me një person të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për të fortin e Myslim Shyrit, Gjergj Cukali, i cili vazhdon të jetë i arrestuar. Gusholli gjatë deklarimeve të para në polici ka pretenduar se gjithcka ka qenë për çështje xhelozie dhe se dyshonte se ajo dhe familja e kanë kallëzuar në Gjermani për dhunë. Përpos personave të arrestuar, është marrë në pyetje kurshërira e Gushollit për mënyrën si ajo e ka dorëzuar vajzën në spital. 4 të afërm të tjerë të autorit të ngjarjes e kanë ndihmuar për të fshehur mjetet me të cilat ai kishte goditur të renë, janë tashmë të arrestuar për moskallëzim krimi dhe mbështjetje të veprës penale”, raportoi gazetarja.

/a.r

Next Post
“Tashmë duhet ta shikoj në varreza…”, tragjedia në SHBA: Vëllai humbi jetën duke shpëtuar motrën

“Tashmë duhet ta shikoj në varreza…”, tragjedia në SHBA: Vëllai humbi jetën duke shpëtuar motrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

August 24, 2026
VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

August 24, 2026
EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

August 24, 2026
“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

August 24, 2026
Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

August 24, 2026
“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

August 24, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë…

August 24, 2026
Bek

Bek

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com