• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Torta” e madhe e 7 Korrikut…

by Artur Ajazi
30/06/2022 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta e thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik, nuk e di sepse më duket si “torta” e madhe e Pallatit të Kulturës, ku u dyndën njerëzia për të marrë sa më shumë copëza nga ëmbëlsira e pakuptimtë. Prej 10 ditësh, selia blu e Berishës (në pritje të vendimit të gjykatës) po fton, po teston, po rreket të afrojë me lloj-lloj mënyrash aleatë të larguar apo dhe deputetë të grupimit tjetër brënda llojit. Berisha po deklaron se “protesta e madhe e 7 Korrikut, nuk do të jetë e Partisë Demokratike, por e qytetarëve”. Por thirrjet, data dhe ora e protestës është vendosur nga pikërisht ai, që shprehet se “në 7 Korrik, Edi Rama do të largohet nga posti kryeministrit”.

Të jetë paralajmërim dhune, apo thjesht provokim për të parë tundimin e atyre që akoma nuk i janë bashkuar partisë tij ? Kjo mbetet për tu parë. Por ajo që deri sot po shihet si “risi e protestës” është fakti se Partia Demokratike e Berishës, po e përdor 7 Korrikun si “tortën e madhe” nga ku premton tu japë pjesë çdo deputeti. Asgjë të përbashkët nuk ka protesta popullore me protestën e 7 Korrikut, asgjë nuk e bashkon qytetarin e thjeshtë me thirrjet e Berishës, asgjë nuk e bashkon biznesmenin e rregullt që punon me rregulla dhe ligje sot, me thirrjet e kryetarit të PD-së kur thotë se “biznesi po falimenton”.

Dështimet, zhgënjimet, pendimet, premtimet dhe thirrjet për rrëzimin e qeverisë legale, janë teoritë mashtruese të një njeriu që drejton aksidentalisht një parti, e cila duhej të ishte sot pararoja e opozitarizmit politik në Shqipëri. Protestën e 7 Korrikut (pikërisht në një ditë të shënuar) Sali Berisha shpreson ta kthejë në rastin më të mirë, për të krijuar kaos dhe dhunë në rrugët e Tiranës, me pretendimin se “u ngritën qytetarët dhe jo Partia Demokratike”. Pergatitjet për “plane” të tilla kanë nisur prej ditësh. Propoganda e asaj partie nuk rresht së “ftuari” dhe joshuri emra të veçantë aleatësh dhe deputetësh bashistë, duke u premtuar atyre se “sapo të marrim pushtetin, ju do të keni pjesën tuaj të tortës”. Ti besosh teorive të Berishës sot, pas 32 vitesh nga përmbysja e sistemit komunist dhe vendosja e demokracisë, do të thotë të jesh i paditur por dhe hipokrit me votuesit apo  mbështetësit e tu.

Nuk ka ditë dhe natë, që propoganda qesharake e asaj opozite, të mos manipulojë me gjithçka të bukur që ndërtohet, që investohet në çdo cep të vendit, me gjithçka të vlefshme që qeveria bën në dobi të qytetarit, biznesmenit, apo dhe sektorëve stradegjikë të zhvillimit të vendit. Gjithë “bota” e atyre që mbushin sot selinë e Partisë Demokratike rrotullohet rreth 7 Korrikut, gdhihet dhe ngryset, çdo zyrtar dhe funksionar i asaj partie mendon dhe punon për 7 Korrikun. Dhe më qesharake situata bëhet atëhere kur nga zyra e Berishës vijnë “sinjale optimiste” se “në 7 Korrik, dalin 100 mijë në shesh,  Rama flaket në Lanë, ne marrim pushtetin”. Kështu i ka ngopur gjithmonë ai njeri, mbështetësit e tij, duke i krijuar imazhin e “prijësit të pagabueshëm” apo edhe e “njeriut që i çon ata gjithmonë drejt pushtetit”. Dita e 7 Korrikut, ndoshta do të jetë “torta” e fundit që Berisha rreket tu ndajë atyre që akoma e besojnë brënda asaj fortese, që veçse seli e opozitaristëve nuk është më.

Next Post
VIDEO: Pas të shoqes, edhe Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit

Protesta e 7 korrikut e Berishës dhe ‘tigri pa dhëmbë’ i politikës shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In