Cristiano Ronaldo, i dëmtuari Lionel Messi dhe Neymar kryesojnë listën prej 23 lojtarësh, të cilët do të luftojnë për “Topin e Artë” 2015. FIFA ka publikuar listën në orët e para të mëngjesit të të martës.
Veç futbollistëve, janë edhe dhjetë trajnerë në garë për çmimin e më të mirit të vitit. Fituesit e “Topit të Artë” dhe trajneri më i mirë do të shpallen më 11 janar 2016. Cristiano Ronaldo është fitues në fuqi, gjithsej tri herë, ndërsa Messi kryeson me katër trofe.
Lojtarët kandidatë janë:
Sergio Aguero (Argjentinë/Manchester City), Gareth Bale (Uells/Real Madrid), Karim Benzema (Francë/Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid), Kevin De Bruyne (Belgjikë/VfL Wolfsburg/Manchester City), Eden Hazard (Belgjikë/Chelsea), Zlatan Ibrahimovic (Suedi/Paris Saint-Germain), Andres Iniesta (Spanjë/FC Barcelona), Toni Kroos (Gjermani/Real Madrid), Robert Lewandowski (Poloni/FC Bayern Munich), Javier Mascherano (Argjentinë/FC Barcelona), Lionel Messi (Argjentinë/FC Barcelona), Tomas Muller (Gjermani/FC Bayern Munich), Manuel Neuer (Gjermani/FC Bayern Munich), Neymar (Brazil/FC Barcelona), Paul Pogba (Francë/Juventus), Ivan Rakitic (Kroaci/FC Barcelona), Arjen Robben (Holandë/FC Bayern Munich), James Rodriguez (Kolumbi/Real Madrid), Alexis Sanchez (Kili/Arsenal), Luis Suarez (Uruguaj/FC Barcelona), Yaya Toure (Bregu i Fildishtë/Manchester City), Arturo Vidal (Kili/Juventus/FC Bayern Munich).
Trajnerët:
Massimiliano Allegri (Itali/Juventus), Carlo Ancelotti (Itali/Real Madrid), Laurent Blanc (Francë/Paris Saint-Germain), Unai Emery (Spanjë/Sevilla FC), Pep Guardiola (Spanjë/FC Bayern Munich), Luis Enrique Martinez (Spanjë/FC Barcelona), Jose Mourinho (Portugali/Chelsea), Jorge Sampaoli (Argjentina/kombëtarja e Kilit), Diego Simeone (Argjentinë/Atletico Madrid), Arsene Wenger (Francë/Arsenal).