• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Berisha synon trazira në vend, ai gati t’i shpallë luftë Amerikës

by A R
22/02/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi,  ka reaguar pas akuzave të bëra në adresë të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studion e Hapur”.

Në një prononcim për gazetën “TemA”, ish-presidenti i konsideron sulmet e Berishës si shpifje që kanë për qëllim nxitjen e trazirave në vend.

“Në të vërtetë po shikoja një ndeshje futbolli, një gjë shumë më e këndshme, se sa deklarimet e mbushura me të pavërteta dhe agresivitet, tipar kryesor i karakterit të tij primitiv. Ai është i gatshëm për luftë qoftë dhe me Amerikën, kur gjërat nuk i shkojnë në interesin personal.

Shpifarak universal, i pakonfigurueshëm në sindromën për pushtet të përjetshëm dhe cilësitë patologjike për të qenë zot i jetës së shqiptarëve. Padyshim i pranishëm dhe aktiv në të gjitha ngjarjet traumatike të tranzionit pa fund të Shqipërisë, Sali Berisha vazhdon të trazojë ujrat e turbullta ku padyshim është “kampion noti” duke turbulluar situatën politike, institucionale dhe duke  cenuar raportet me partnerët.

Fakti që fjalët e tij merren seriozisht tek opozita, dëshmon se është ende kryetar de facto i opozitës,” u shpreh Topi.

Më tej deklaratën e  Berishës ku thotë që ka propozuar emrin e tij për të qenë në krye të shtetit, Topi e komenton se rekomandimi i ka ardhur nga grupi parlamentar dhe jo nga ish-kryeministri.

“Citoi në mënyrën më të pavërtetë se më nominoi për President për të kënaqur komunitetin tiranas që edhe ata të kishin një përfaqësues të lartë. Opinioni publik e ka në memorie që zyrtarisht në kundërshtim me frymën e grupit Parlamentar të PD-së, ai zgjodhi një njeri tjetër, duke thyer propozimin publik të tij për kandidimin tim.

Ka qenë presion i grupit në një mase dërmuese dhe frika për humbjen e mazhorancës ato që e detyruan Sali Berishën të pranonte,” nënvizon ish-presidenti.

Topi ndalet edhe tek akuzat e bëra mbrëmë për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë për të cilat thotë se emërimet në drejtësi ai thjesht i ka propozuar pasi miratimi ka qenë në dorë të mazhorancës së asaj kohe.

“Kushtetuta ka parashikuar qartë se për të gjitha rastet që lidhen me emërtesat në institucionet e Drejtësisë, Presidenti vetëm propozon mbi njerëzit që plotësojnë detyrimet kushtetuese, ndërsa miratimin ose jo e ka pasur në dorë mazhoranca e Sali Berishës.

Çfarë ka dashur e ka rrëzuar, çfarë ka dashur e ka pranuar. Rolin deçiziv për ligjet e drejtësisë dhe emërimin në mënyrë të qartë e ka Parlamenti dhe specifikishtmazhoranca e radhës. Për ti kujtuar së fundi Sali Berishës se Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale por parlamentare, ndaj të marrë përgjegjësitë që i takojnë për krizën e sistemit dhe pasojat që ndihen sot.

Formimi i tij totalitar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe zullumet pa fund gjatë karrierës politike, e kanë bërë rrënuesin e vërtetë në sistemin e drejtësisë dhe të institucioneve demokratike në përgjithësi,”gjykon Bamir Topi.

I pyetur lidhur me protestën e opozitës dhe propozimin për një qeveri teknike që mund të garantojë cilësinë e zgjedhjeve parlamentare, Topi argumenton se kjo është një  çështje shumë më e thellë.

“Në princip askush nuk mund të frenojë vendimet e opozitës për të protestuar dhe për të dhënë opsionet politike dhe me aq sa kam parë, demonstrimi apo ngritja e çadrës është pranuar pa asnjë problem.

Çështja që diskutojmë është shumë më e thellë, e cituar pafund nga FRD-ja dhe unë personalisht se dy aktorët kryesorë akuzojnë për vjedhje zgjedhjesh. E kemi parë në vitin 2009 kur Sali Berisha ishte në pushtet, e shohim sot në anën e kundërt kur janë në opozitë,”pohon ish-presidenti.

Sa i përket rreziqeve që mund të vinë nga cilësia e ulët e zgjedhjeve, Topi vendos theksin tek ndryshimet kushtetuese të bëra më herët. Ai sugjeroi komisione jo partiake për të ribërë kodin zgjedhor.

“I kujtoj Sali Berishës ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008, ku futi në krizë besimin për zgjedhje të lira dhe korrekte, duke i bërë komisionet me përfaqësues militantë, grabitës dhe manipulues të rezultateve zgjedhore.

I kujtoj të gjithë atyre që në emër të interesave partiake, dhunuan votat e të pambrojturve  duke prodhuar institucione me probleme të mëdha.

Pra në një farë mënyre po merr frytet e një peme që ish-kryeministri e mbolli vetë. Edhe në këtë çast i drejtohem komisionit të reformës zgjedhore t’i kthehen punës për të korrigjuar ligjin aktual që prodhon padrejtësi. Atje është vendi për tu ribërë ligji, të kemi komisione jo partiake dhe të mbahet krimi larg zgjedhjeve,” përfundon Topi.

Next Post
E dashura seksi e Ronaldos vetëm provokon

E dashura seksi e Ronaldos vetëm provokon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Fshati digjet…

January 11, 2026
Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

January 11, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT)

January 11, 2026
Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In