• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli sqaron se a do të donte të drejtonte PD-në dhe pse është kundër Bashës

by Java News
04/02/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, është shprehur sot se ajo mendon ndryshe për mënyrën sesi duhet bërë opozitë. E ftuar në ‘News 24’ ajo ka folur rreth angazhimit të saj në Partinë Demokratike teksa fton Bashën të ndryshojë strategji në mënyrën se si po bën opozitë.“Unë kam mënyrë tjetër të të bërit opozitë, ndryshe nga z.Basha. Diçka duhet të ndryshojë”, tha Jozefina Topalli.

 

Ju keni kërkuar një mocion mosbesimi seancën e kaluar. Por ishte e dukshme që hasët në indiferencën e deputetëve të PD. Si e komentoni?

Për të shkuar të kërkesa e mocionit, duhet të them se e realizova brenda seancën plenare, nuk ishte diçka e menduar më parë, që kolegët e mi të kishin dijeni. Këtë e mendova më shumë në momentin kur pashë që ministrat nuk ishin të pranishëm. Para se të shkonim në seancë u përballem me skandalin e fundit, me akuzat e ministrit të kësaj qeverie Ylli Manjani, drejtuar kryeministrit Rama. Në çdo vend, kur ndodhin akuza të forta nga një ministër brenda qeverisë, nuk mund të bëhet sikur të mos ketë ndodhur gjë. Për ca fonde, ndoshta të justifikuara të Fillon në Francë, ka gjithë atë furtunë politike. Ndërsa tek ne nuk ndodh kështu. Nuk do të thoja që kolegët ishin indiferentë. Ata u gjendën të befasuar, dhe nuk ishte diçka e parashikuar. Duhet të ketë një kërkesë zyrtare që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.

E keni parashtruar në PD këtë?

Jo. Ju thashë, kjo ishte ajo çka unë mendova në momentin kur pashë që ministrat e qeverisë nuk ishin të pranishëm në Parlament. Për arsyen që dihet, pas largimit të Manjanit.

E keni apo jo mbështetjen e grupit për këtë?

Nuk mund të them që e kisha apo nuk e kisha mbështetjen e grupit, pasi nuk ishim të përgatitur për një gjë të tillë. As unë nuk e kisha të përgatitur. Manjani është ministri i dytë që hedh akuza për situatën në Durrës, për kanabisin, etj. Nuk është nevoja që të jesh politikan për të bërë pyetjen: çfarë ndodh me këtë qeverisje. Çfarë po ndodh që kërkohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për arrestimin e Balilit. U bënë dy ministra që akuzojnë Qeverinë, e pastaj dalin edhe deputetë brenda mazhorancës që flasin me gjuhën që opozita ka folur për këto vite.

Jeni ndër të paktët zë kritikues brenda opozitës. Ku është PD në sytë tuaj?

Kjo periudhë ka patur sfida shuam të madha. Dekriminalizimi është një nga sfidat me të cilat nuk është përballur asnjë opozitë tjetër. Jemi përpjekur shumë për votimin e ligjit, por po vijojmë përpjekjen për zbatimin e ligjit.

Si e gjykoni mënyrën e drejtimit të PD?

Unë kam një mënyrë tjetër të menduari sa i takon të bërit opozitë. Basha ka mënyrën e tij. Janë njerëzit ata që gjykojnë nëse është mirë kështu, apo ndryshe, me një presion me të madh. Një opozitë me sakrifica më të mëdha brenda vetes. Nuk e di, do jenë të tjerët që do përgjigjen.

A do të futet PD në zgjedhje edhe nëse nuk pranohet votimi elektronik?

As nuk mund ta imagjinoj që PD të mos futet në zgjedhje. PD ka një histori të saj në këtë vend. Pavarësisht situatave në të cilat është ndodhur, PD nuk e ka menduar kurrë të mos marrë pjesë në zgjedhje. Do të ishte një lloj vetëvrasje politike, do të ishte një tradhti ndaj atyre që e kanë besuar në vite, do të ishte një vetë përjashtim nga loja. Nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se do të ndodhë.

Po sa i takon marrëdhënieve me partitë e tjera?

Për mua nuk ka asnjë problem, për koalicionin. Sa më shumë që të zgjerohet koalicioni brenda së djathtës për mua është ok, e kam shprehur që jam kundër koalicionit me partitë e majta. PD është një aset i jashtëzakonshëm, tek i cili njerëzit do të besonin për të ndryshuar situatën. Ne jetojmë në një situatë të pazakontë. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës për ngjarje të ndryshme. Për ata që nuk kanë punë, të ardhura, s’kanë asnjë mundësi, varfërohen çdo ditë e më shumë, ndërsa faturat u shtohen, kërkojnë një zgjidhje më shumë. Kërkojnë një zgjidhje, pa menduar për karrigen apo pushtetin. Nëse nuk e kupton hallin apo varfërinë e tjetrit, nuk ke mundësi për të dhënë zgjidhjen për të gjetur perspektivën për përmirësimin e jetës së tyre.

Ju flisni për një rëndësi të madhe që ka PD. Nëse LSI do të largohej nga koalicioni aktual, a shihni një afrim me PD?

Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi i lidershipit të ri. Kam dëgjuar që ato janë kundër. Unë kam qenë dhe jam kundër një koalicioni me forca të majta.

E shihni veten deputete?

Sigurisht që po. Gjithë jeta ime është parlamentarizëm. Unë në Shkodër kam qenë për herë. Ky është pasioni im, eksperienca ime, di çfarë duhet bërë, dhe si duhet bërë. Kemi bërë shumë punë gjatë kësaj periudhë, dhe ka ende për të bërë sigurisht.

Si i shihni diskutimet për koalicionet parazgjedhore?

Unë do doja ta shihja forcën time politike të pavarur nga kushtet ku ndodhen partitë e tjera me votat. Shqipëria është në një udhëkryq në shumë aspekte. Ana ekonomike është e vështirë, situata me krimin, mungesa e sigurisë, ne jemi bërë një vend i mykur nga korrupsioni, i kalbur nga paaftësia dhe meskiniteti në të gjitha shkallët e administratës, i droguar nga Vermoshi deri në Delvinë. Dhe ne jemi në një situatë shumë kritike. Në këto kushte, detyrë e opozitës nuk është të shohë sesi do veprojë Meta apo Rama. Janë si dy të divorcuar që rrinë në të njëjtën shtëpi, se nuk rrinë dot pa pushtet.

A mendoni se PD do të fitojë këto zgjedhje?

Padyshim që mendoj në një fitore të PD në këto zgjedhje parlamentare.

Nëse PD nuk fiton, Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD?

Mua nuk më takon ta them këtë. Aq më tepër në një kohë kur PD do të hyjë në këto zgjedhje me gjithë potencialin e saj. Me bindjen për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, që t’i nxjerrin nga situata në të cilën ndodhen.

A do e shihnit veten si kryetare të PD?

Nuk e kam menduar asnjëherë. Nuk kam menduar ndonjëherë fort për karrierën. Nëse do ta kisha menduar këtë, disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe, unë jam e kënaqur me ecurinë profesionale. Por jam e pakënaqur me faktin se pas 25 viteve demokraci ne jemi ende në situatë të vështirë, dhe kjo më trishton.

Next Post
Thirrja për Vettingun/ Si po i nxit ambasada amerikane juristët që të aplikojnë

Thirrja për Vettingun/ Si po i nxit ambasada amerikane juristët që të aplikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In