Për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, 3 kryetarët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta, druhen nga marrëveshjet e fshehta me njëri-tjetrin. E ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv, Topalli tha se Rama synon thyerje me Bashës dhe Metës, ndërkohë nga ana tjetër, ky i fundit i druhet një pakti të fshehur mes tij dhe kreut të qeverisë.
“Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-së për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramën dhe atyre që e mbajnë në pushtet”, tha ndër të tjera Topalli në studion e Report Tv.