• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topalli ‘fshikullon’ Bashën: Votimi elektronik dhe sistemi maxhoritar, akt tradhtie ndaj PD

by Java News
19/09/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli ka fshikulluar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për lëvizjen e tij më të fundit politike për reformën zgjedhore.

Ish-nënkryetarja e PD-së për më shumë se një dekadë ka analizuar kushtet e Bashës duke i cilësuar si hipokrizi dhe tradhti ndaj PD duke e nisur nga kërkesa e tij e parë për reformimin e sistemit politik.

“Sistemi politik nuk reformohet përmes reformës zgjedhore, ai reformohet përmes reformës së klasës politike, d.m.th të partive politike; që do të thotë përmes rritjes së demokracisë, të zbatimit të statutit; gjëra të cilat nuk kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në të cilën ka drejtuar Lulzim Basha“, thotë Topalli në një intervistë për Vizion Plus.

Topalli shprehet kundër aplikimit te teknologjisë në zgjedhje duke i kërkuar Bashës të sqarojë demokratët se çfarë fshihet pas këtij kushti të përmendur disa herë gjatë këtij viti nga Basha.

“Herën e parë e filloi si betejë, bëri gjoja, ngriti çadrën, tradhtoi çadrën, bëri marrëveshjen dhe humbi zgjedhjet me minus 230 mijë vota.

Tani pyetjet që ai duhet t’u sqarojë demokratëve është; e para, ai me votimin elektronik kërkon që të heqë kontrollin politik, kontrollin e demokratëve mbi procesin zgjedhor? Është pyetje e rëndësishme që ua ka borxh demokratëve. Gjë që do të thotë se ai nuk i beson sistemit të kontrollit partiak, por i beson firmave private qoftë kjo e Beqjas apo kunatit? Është pyetja e dytë të cilës ai duhet t’i kthejë një përgjigje. Dhe e treta, do të vazhdojë ai kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtar që dëshmojnë dështimin e një sistemi të tillë në vende të tjera, edhe të kontinenteve të tjera, edhe brenda kontinentit tonë, si dikur Enver Hoxha që dikur me shpatë në dorë çante rrugën drejt socializmit?”,thotë Topalli.

Në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe idesë se shprehur me herët nga Basha për një sistem mazhoritar Topalli akuzon kreun e PD-së se kërkon një sistem i cili dëmton demokratët dhe i jep peshë krimit e parave të pista.

“Nëse sistemi ka qenë mazhoritar dhe ka kaluar në proporcional, cilat kanë qenë arsyet që e kemi bërë një gjë të tillë? Apo në projektin e tij synon që të bëjë marrëveshje me krimin, grupet kriminale dhe paratë për të marrë kolegjet zgjedhore? Apo kërkon që të reduktojë Partinë Demokratike vetëm në 5 karrige në parlament? Besoj që ua ka për borxh demokratëve që ta sqarojë edhe një gjë të tillë“, thekson Topalli.

Ju besoni që sistemi mazhoritar nuk e favorizon PD?

“-Në kushtet kur vendos paraja e pisët, grupet kriminale, në situatën që gjendemi sistemi mazhoritar është tërësisht nga paraja, e vetmja mënyrë për të marrë kolegjet elektorale do të jetë pakt me krimin dhe me paranë”.

Për Topallin hipokrizi është edhe kërkesa e Bashës për një sistem i cili zvogëlon kompetencat e kryetarit ne hartimin e listës.

-“Kjo është hipokrizia e radhës. Ne nuk kërkojmë një kryetar të dobët, ne kërkojmë një kryetar statutor, që të respektojë ligjin, kushtetutën, statutin e PD të cilin e ka shkelur që ditën e parë që ka zënë dhe ka uzurpuar karrigen e kryetarit të partisë. Edhe në shtator e ka shkelur përsëri statutin, dhe nuk po flas për të gjitha shkeljet e 4 viteve të kaluara. Dy nënkryetarët e PD janë të votuar nga grupi, statuti i PD kërkon bashkë edhe me të gjithë precedentët e zgjedhjeve në PD në 20 e ca vite, ata duhen votuar në këshillin kombëtar; pra kryetari përsëri ka shkelur statutin.”

-A jeni dorëzuar në betejën tuaj për të ringritur PD, në betejën kundër Lulzim Bashës?

-Jozefina Topalli nuk bën hapa prapa.

a.ç

Next Post
Dosja e CIA-as pohon: Hitleri ishte gjallë në vitet e ’50-ta

Dosja e CIA-as pohon: Hitleri ishte gjallë në vitet e ’50-ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com