• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tonelata qumështi pluhur hyjnë në Shqipëri, ja kompanitë që e importuan

by Java News
07/11/2023 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ “Xhadat” ka hedhur dritë mbi skandalin e fshehjes së të dhënave të autoriteteve mbi përdorimin e mijëra ton qumësht pluhur që futen çdo vit në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e qumështit pluhur që ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga viti 2018 deri në vitin 2022 është 6 195 ton. Emisioni Xhadat iu drejtua edhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mësuar emrat e kompanive që e kanë futur këtë produkt.

Në përgjigje, AKU na vuri në dispozicion emrat e subjekteve që kanë blerë qumësht pluhur. Nga lista rezulton se subjektet sipas aktivitetit që kryejnë, janë ato që shërbejnë për magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, prodhim dhe përpunim i qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe pastiçeri ose prodhim akulloreje. Në listën e siguruar nga “Xhadat” bëjnë pjesë dhe kompani që merren drejtpërdrejt me prodhimin dhe përpunim e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Këto subjekte janë:

Iliria Foods sh.p.k që sipas ekstraktit të QKB është kompania me qendër në Korçë, Pojan, dhe merret me përpunim qumështi të freskët dhe nënproduktet e tij, kosi, kremra, prodhim djathi dhe kaçkavalli.

Kompania Erzeni, që sipas ekstraktit të QKB është kompania me qendër në Berat dhe merret me grumbullim, përpunim, ripaketim dhe tregtim të artikujve blegtorale e bujqësor, Jugufarm me qendër në Vaqarr, Tiranë, Fatos Daullja që sipas ekstraktit të QKB është baxhier me qendër në Berat, Lagjja Syzes, Arbej Kolaj që sipas ekstraktit të QKB është baxhier me qendër në Shkodër, Dajç etj.

Skandali qëndron në faktin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit na bën me dije se sektorët e shërbimeve laboratorike të Autoritet Kombëtar të Ushqimit nuk kryejnë analiza për përmbajtjen e qumështit pluhur në produktet e qumështit.

Pyetjes sonë nëse AKU ka konstatuar përmes analizave të kryera përdorimin e qumështit pluhur të padeklaruar në produktet dhe nënproduktet e qumështit që tregtohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është përgjigjur se nuk kryen asnjë analizë të tillë.

Kjo tregon se mijëra ton qumësht pluhur që futen në Shqipëri çdo vit, janë jashtë çdo kontrolli dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Në lidhje me pyetjen sa është sasia e përdorur e qumështit pluhur nga çdo kompani dhe ku përdoret konkretisht nga ana e tyre, AKU deklaron se sasia e përdorur në prodhimin e qumështit pluhur, varet nga lloji i produktit, që sidoqoftë reflektohet sipas vetëdeklarimit të përmbajtjes në etiketën e produktit.

Atëherë Xhadat dolën për të monitoruar vetë etiketimin e produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij të prodhura nga kompanitë që kanë blerë qumësht pluhur. Nga vëzhgimi nuk rezulton deklarimi në asnjë etiketë produkti, i përdorimit të qumështit pluhur.  Pyetja që i drejtohet edhe në këtë rast institucioneve të kontrollit ushqimor është:

Ku ka shkuar sasia e qumështit pluhur që kanë blerë subjektet që merren me prodhimin dhe përpunimin e qumështit në vendin tonë?

Next Post
“Ndotje katastrofike në Elbasan”, eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene

"Ndotje katastrofike në Elbasan", eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene

Comments 3

  1. pa vlere says:
    2 years ago

    O gazetare injorant dhe te padijê!

    Kur do mesoheni qe mos ta trajtoni qumeshtin pluhur si helm!
    O Zot, cfare injorance!

    Qumeshti pluhur KLASIFIKOHET SI USHQIM !!
    Ne gjithe vendet e zhvilluara
    Nuk eshte as cigare, as alkool, as red bull.
    O Zot, imagjino te propozoje per botim nje gazetar te New York Times nje shkrim si ky.

    Injoroanca eshte me e rrezikshme se bomva atomike!

    Kjo eshte pak po e sigurte!

    Reply
    • Me vlerë says:
      2 years ago

      Problemi është se ti e blen për qumësht të freskët dhe e dyta, qumështi pluhur që importohet nga Kina ka rezultuar me përbërës të rrezikshëm.

      Reply
  2. Lind says:
    2 years ago

    Persg..neq perdorin qumësht pluhur, le t’a shkruajnë te etketa, qe ka kaq perqind qumësht pluhur dhe le te ulin çmimin… respekt.

    Reply

Leave a Reply to Me vlerë Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar paktin tregtar të BE-së me Izraelin

Gjermania dhe Italia bllokojnë përpjekjen për të pezulluar paktin tregtar të BE-së me Izraelin

April 21, 2026
Fluturimet e anuluara nga kriza e karburanteve në aviacion, si të përfitoni deri në 600 euro dëmshpërblim sipas udhëzimeve të BE-së

Fluturimet e anuluara nga kriza e karburanteve në aviacion, si të përfitoni deri në 600 euro dëmshpërblim sipas udhëzimeve të BE-së

April 21, 2026
Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

April 21, 2026
Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

April 21, 2026
Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

April 21, 2026
FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

April 21, 2026
Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

April 21, 2026
Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

April 21, 2026
Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

April 21, 2026
Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In