• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tonelata mbetjesh në Spille! Miliona dollarë për pastrim, kush janë njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës

by
09/07/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvendosja e mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme, duke u vënë më pas flakën, siç ka ndodhur ditët e fundit ‘nën hundën’ e policisë dhe prokurorisë në Peqin, Spille dhe Gjirin e Lalzit, duke krijuar re të zeza tymi, ka përgjegjës konkretë.

Rrethi i përgjegjësve për këtë krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin qytetarëve, mjedisin, turizmin dhe imazhin e vendit, nis që nga kompanitë e kontraktuara nga njësitë vendore për pastrimin e qyteteve dhe njësive administrative përkatëse. Vijon me administratat e bashkive, të cilat duhet të monitorojnë kompanitë që paguhen me paratë publike për pastrimin, agjencitë e shumta për mbrojtjen e mjedisit, dhe policia, e cila ka detyrimin që të procedojë penalisht dhe referojë në prokurori shkelësit e ligjit.

Po cilat janë kompanitë e kontraktuara nga Bashkia e Kavajës për shërbimin e pastrimit të qytetit dhe njësive administrative gjatë viteve të fundit?

Në gusht të vitit 2019, Bashkia e Kavajës ka lidhur një kontratë me vlerë rreth 1.6 milionë USD, me kompaninë “ALKO-IMPEX General Construcion”, për pastrimin e qytetit të Kavajës deri në vitin 2022. Kompania, e cila prezantohet si degë e një firme pastrimi në Kosovë, është e lidhur dhe përfaqësohet në Shqipëri nga Arbër Abazi, nipi i deputetit Sadri Abazi. Në rastin konkret, për të ftuar tenderin kanë marrë pjesë të dyja kompanitë “ALKO-IMPEX” në Kosovë dhe “ALKO-IMPEX degë në Tiranë. Oferta fituese është gati se vlera e fondit limit, por problemi qëndron se plehrat e Kavajës, siç e vërtetojnë pamjet e rënda të transmetuara nga Report Tv, sot digjen në Spille.

Përfaqësues të Bashkisë së Kavajës thanë se plehrat që po digjen në Spille janë depozituar më parë dhe se nuk e dihet se kush u ka vënë flakën. Por, nga verifikimet rezulton se Bashkia e Kavajës pastrohet nga “ALKO-IMPEX’ të paktën që nga viti 2016.

Në mars të vitit 2016, “ALKO-IMPEX’ me përfaqësues Arbër Abazin ka fituar tenderin me vlerë 1.4 milionë USD për pastrimin e qytetit. Me mbarimin e kësaj kontrate, kompania ka lidhur një tjetër kontratë me bashkinë, me vlerë edhe më të lartë, ndonëse me afat kohor të njëjtë.

Ndërkaq, në qershor të vitit 2020, Bashkia e Kavajës, ka lidhur një tjetër kontratë tashmë me vlerë rreth 2.5 milionë USD sërish me kompaninë “ALKO-IMPEX General Construcion”, për shërbimin e pastrimit të Golemit për 5 vite. Tenderi është fituar me ofertë pothuajse sa fondi limit, duke u përjashtuar në bllok nga gara të gjitha kompanitë e tjera. Gjithsesi sërish problemi qëndron tek zbatimi i ligjeve për vendgrumbullimin e mbetjeve.

Në kontrata parashikohen specifikime dhe detaje për pastrimin e kontenierëve, por jo vendi i grumbullimit të mbetjeve. Megjithatë legjislacioni për mbetjet ndalon rreptësisht hedhjen e mbeturinave në vende të pautorizuara, duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve, duke ndikuar negativisht mbi vendin përreth, duke shkarkuar erëra të rënda, si dhe duke
vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën bujqësore, bimët dhe kafshët, siç po ndodh në Spille me plehrat e Kavajës. Vitin e kaluar Kuvendi ndryshoi edhe Kodin Penal duke ashpëruar dënimet për krimet mjedisore, por sipas statistikave, ndëshkimet janë të papërfillshme.

Ndërkaq, më parë, për pastrimin e Golemit është kontraktuar kompania ‘Korsel’ në pronësi të Maksim Fejzullai, një personazh problematik sa i takon mjedisit. ‘Korsel’ është paguar me 72 711 599 lekë për këtë shërbim, deri në vitin që Bashkia e Kavajës lidhi një kontratë të re me “ALKO-IMPEX”.

Ndërkaq, për pastrimin e njësive administrative Luzi i Vogël, Synej dhe Helmas, Bashkia e Kavajës ka lidhur një kontratë në tetor të vitit 2019, me afat 3 vjet, me kompanitë Enea dhe Leal, në pronësi të Vullnet Dedes dhe Osman Shehut. Më parë, për pastrimin e kësaj njësie administrative janë kontraktuar kompanitë ‘Enea’ SHPK dhe ‘Korsel’ SHPK, në pronësi të të Vullnet Dedes dhe Maksim Fejzullai.

Të paktën që nga viti 2016 janë pothuajse të njëjtët personazhe që kanë marrë miliona euro nga paratë publike për pastrimin e Kavajës dhe njësive administrative, ndërkohë që plehrat digjen në Spille

/b.h

Next Post
Krasniqi në krye të AMA-s/ Drejtorët e agjencive të lajmeve të disa shteteve: Ka lënë gjurmë në ATSH dhe në mjedisin mediatik ndërkombëtar

Krasniqi në krye të AMA-s/ Drejtorët e agjencive të lajmeve të disa shteteve: Ka lënë gjurmë në ATSH dhe në mjedisin mediatik ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In