• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krasniqi në krye të AMA-s/ Drejtorët e agjencive të lajmeve të disa shteteve: Ka lënë gjurmë në ATSH dhe në mjedisin mediatik ndërkombëtar

by
09/07/2021 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtues të agjencive të lajmeve të Kroacisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës kanë përshëndetur Drejtoreshën e Përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi për zgjedhjen si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Në mesazhet e urimit drejtuar Agjencisë Telegrafike Shqiptare, drejtoresha e Përgjithshme e agjencisë kroate të lajmeve, HINA, Branka-Gabriela Vojvodiç, drejtori i Përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve, BTA, Kiril Valçev, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së lajmeve të Bosnje-Hercegovinës, FENA, Elmir Huremoviç dhe drejtoresha e Përgjithshme e agjencisë rumune të lajmeve AGERPRES, Klaudia Nicolae, kanë vlerësuar si të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm bashkëpunimin me Krasniqin.

“Bashkëpunimi me zonjën Krasniqi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe, gjatë mandatit të saj, rëndësia dhe ndikimi i ATSH-së e pozicionuan atë në një vend të rëndësishëm brenda familjes së agjencive europiane të lajmeve”, thekson drejtore e HINA-s, Branka-Gabriela Vojvodiç.

Ajo shprehet se “me profesionalizmin, përkushtimin dhe gjallërinë e saj, Armela Krasniqi e ka bërë ATSH-në të njohur, ka arritur një nivel jashtëzakonisht të lartë të shikueshmërisë së agjencisë dhe ka lënë gjurmë të forta si në ATSH ashtu edhe në mjedisin mediatik ndërkombëtar”.

Drejtoresha e AGERPRES, Nicolae nënvizon se “të shohësh një grua që zgjidhet në një pozitë të një rëndësie të tillë i bën të dukshme vlerat proevropiane që qëndrojnë në bazë të vendimit dhe unë e di me siguri se profesionalizmi dhe busulla juaj morale do të vazhdojë t’ju udhëheqë gjatë gjithë karrierës suaj”.

“Është kënaqësi e madhe lajmi për emërimin tuaj në postin prestigjioz të Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive nga Parlamenti shqiptar”, nënvizon Kiril Valçev, drejtori i Përgjithshëm i BTA-së.

Në mesazhin e urimit, drejtori i FENA-s, Huremoviç shprehet se Krasniqi në krye të AMA-s do të jetë po aq e suksesshme sa ka qenë si drejtuese e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

“Nën udhëheqjen tuaj gjatë katër viteve të fundit ATSH ka forcuar pozicionin e saj udhëheqës në hapësirën mediatike shqiptare, por gjithashtu e ka imponuar veten si një burim i respektuar i përmbajtjes mediatike në rajon dhe më gjerë”, shprehet ai.

Huremoviç shprehet krenar për bashkëpunimin me Krasniqin dhe forcimin e marrëdhënieve profesionale mes FENA dhe ATSH.

Duke përmendur rolin e Krasniqit në EANA, AMAN dhe ABNA, Huremoviç shprehet se “ju kontribuat në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e këtyre organizatave dhe në këtë mënyrë forcimin e pozitës së agjencive të lajmeve dhe rolin e tyre në Europën demokratike”.

“Bashkëpunimi ynë gjithashtu rezultoi në promovimin e potencialit turistik të të dy vendeve dhe marrëdhëniet miqësore midis Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë”, thekson në mesazhin e urimit, drejtori i FENA-s.https://www.fena.ba/article/1219420/albanian-parliament-elects-armela-krasniqi-as-president-of-audiovisual-media-authority

/b.h
Next Post
Përmirësimi i situatës nga COVID/ Brataj: Në korrik do kemi të tjera lirime masash

"Varianti ‘Delta’ i Covid po ngatërrohet me gripin e zakonshëm"/ Brataj: Ja ç’duhet të dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In