Tom Doshi, partia e të cilit (PSD) fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka kryer ditën e sotme një vizitë në kryeministri.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik.
Një ditë më parë kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama emëroi drejtuese poltike në Shkodër Elisa Spiropalin. Ndërsa Edona Bilali, bashkë me Pandeli Majkon u transferuan për në qarkun e Kukësit.
Doshi shfaqet duke folur në telefon ndërsa ende nuk dihet ende nëse ish-deputeti ka zhvilluar ndonjë takim me zyrtarë në ambientet e Kryeministrisë.
Doshi ka qenë një nga ish-bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai hoqi dorë nga mandati i deputetit për shkak edhe të presionit nga SHBA.











