• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tom Doshi padit në Prokurori Spartak Brahon për shpërdorim detyre

by A R
03/11/2015 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tom Doshi ka paditur kreun e komisionit parlamentar të Sigurisë, deputetin e LSI Spartak Braho në lidhje me letrën që ky i fundit i dërgoi zyrtarëve më të lartë të politikës dhe drejtësisë, ku thuhej se po përgatitej një skenar destabilizimi politik nga ana e Doshit dhe ish ministrit Dritan Prifti.

Pavarësisht se në atë kohë, prokuroria i nisi hetimet e më pas konkludoi se nuk kishte të dhëna për pretendimet e Brahos, kësaj here ka qenë ish deputeti socialist Doshi i cili ka paditur kreun e komisionit të sigurisë. Tom Doshi ka paditur Brahon për shpërdorim detyre dhe përhapje paniku.

Avokati i Doshit, Vladimir Meçi tha se pavarësisht mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë me argumentin se nuk kishte elementë të veprës penale, cështja duhet të vihet përballë drejtësisë.

“I kemi kërkuar sqarime prokurorisë pasi deputeti ka qenë i gatshëm të japë sqarimet dhe deklarimet e tij, nuk na është dhënë asnjë sqarim nga ana e prokurorisë, ndërkohë letra ka nxitur veprimin e institucioneve të shtetit. Për këtë arsye deputeti ka depozituar një kallëzim për shpërdorim detyre dhe për përhapje të panikut, ndaj autorit të letrës. Prokuroria nuk na e ka vënë në dispozicion letrën, e kemi siguruar nga media”, – u shpreh avokati Meçi.

Në një letër dërguar krerëve më të lartë të shtetit, deputeti i LSI-së Spartak Braho fliste për një plan destabiliteti politik në vend të thurur nga Doshi dhe Prifi.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Doshi kallëzon kolegun Braho. Pak kohë më parë Doshi paditi kreun e Komisionit te Sigurisë për shpifje ku kërkoi 1 lek dëmshpërblim. Braho e akuzoi publikisht se Doshin ka falsifikuar raportin-mjekësor me të cilin justifikoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, 3 muaj më parë….Kërkesë e cila u bë nga prokuroria pas hetimit ndaj Tom Doshit për një kallëzim të rremë, ku vetë Doshi denoncoi publikisht se kreu i parlamentit Ilir Meta kish paguar vrasës me pagesë për eliminimin e tij.

Next Post

Testi i vështirë i protestave në Tiranë e Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com