• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Toka jonë, njerëzimi, të rrezikuar si asnjëhere më parë

by Bajram Peçi
22/03/2022 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Gjithçka sot është në dorë të Ukrainës, të rezistencës së saj ndaj pushtimit rus, që despoti Putin ka urdhëruar. Rusia gjithë kohën ka qenë perandori ose cariste, ose komuniste. Ai popull është ushqyer me glorifikimin e nënës Rusi, ku bota ruse duhet të përfshijë “patjetër” Ukrainën. Nëqoftëse Ukraina thyhet, nëqoftëse Ukraina lejohet të mposhtet, ky do ishte momenti që do binin kambanat për Moldavinë, tre shtetet e Balltikut, Kosovën dhe Shqipërinë. Komentohet, si seriozisht e rrezikuar, jo pak dhe Polonia.

Ka shumë gjasa që kjo të ndodhi. Një ditë (është punë numrash) Ukraina do bjerë. Këtë Europa e di dhe e lejon. Ajo shikon interesat e saj, nuk rrezikon dhe (si gomari që shihte ëndërr) beson se Putini nuk do hapë një luftë në Europë, bërthamore jo e jo! Po të ishte ndryshe, nëse do e shihte të keqen duke u rënë portave të saj, do e kish ndërprerë furnizimin me gaz, atë mjet shantazhi të tmerrshëm ku gjermanë e të tjerë u treguan miopë, interesaxhinj të “vegjël”. Është pak t’u thuash naivë.

Luftë me armë bërthamore, jo nga ato “Little Boy” (Djali i vogël) që u hodh mbi Hiroshima dhe as “Fat Man” (Burri i shëndoshë) që u hodh mbi Nagasaki, por bomba me hidrogjen, një mijë fish më të tmerrshme. Me këto armë po e kërcënon sot planetin regjimi putinist.

Ka qenë diku nga vitet 60’, që katër hipotezave mbi zhdukjen e jetës në Tokë, ju shtua dhe veprimtaria njerëzore. Deri atë kohë shkenca kish përcaktuar si mundësi të zhdukjes së jetës e të njerëzimit në Tokë “vdekjen” e Diellit; goditjen e planetit tonë nga një asteroid; ndryshimi i klimës dhe pandemitë. Kur nga SHBA dhe Rusia u prodhuan bombat me hidrogjen, u shtua dhe veprimtaria njerëzore si e aftë, plotësisht e aftë, tashmë me rreth 14 mijë mbushje bërthamore për ta zhdukur çdo gjë të gjallë në Tokë.

Në fund të viteve ’60, pasi kish kaluar kriza kubaneze, Europa u fut në një periudhë relativisht paqësore, por në vitin 1969 u tromaks nga kërcënimi që Bashkimi Sovjetik i bëri Kinës, se do përdorte bombën atomike kundër saj. Ky ka qenë rasti i dytë i Bashkimit Sovjetik, “traditë” e shantazh që e përdor edhe sot, tashmë si Rusi. Shkak u bë një ishull, më mirë me thënë një grumbull rëre në mes të lumit Usuri. Ky lum ndante në Lindjen e Largët një pjesë kufiri mes dy shteteve. Ishulli i kontestuar me emrin Zhenbao u bë objekti i konfliktit ndërmjet Kinës dhe Bashkimit Sovjetik. Pas disa përplasjeve ndërmjet trupave kineze dhe sovjetike, konflikti u ndërpre me 31 ushtarë sovjetikë dhe 20 kinezë të vdekur, për të shpërthyer me mjete të rënda ushtarake. BRSS shantazhuan se do përdornin sulm bërthamor, por Kina kishte 5 vjet që i dispononte edhe ajo këto armë. BRSS, në luftën e nisur me Kinën, nuk e kish hallin te ky ishull. Ajo atë botë mbronte prestigjin e kreut të perandorisë komuniste, me gjasa mbronte sistemin politik e ekonomik, luftonte për të mos e lëshuar vendin që Rusia kish trashëguar në botë, qe nga kohërat e perandorisë cariste.

Bota mbajti frymën, diplomacia botërore u vu në lëvizje të ethëshme, deri sa konflikti u izolua. Lufta ndërmjet tyre e kaloi në plan të dytë interesin e përbashkët, atë të luftës ndaj amerikës, influencës së saj, botës së lirisë e demokracisë që ajo shëmbëllente. BRSS, si një vend me armë bërthamore që sundonte një perandori me shtete “të kampit socialist”, ishte fuqi që donte me çdo kusht statukuonë për të qenë dominuese në politikën botërore. Ngjashëm si me Kinën e 50 vjetëve më parë, për këtë status, tashmë të humbur, Rusia u është kthyer kërcënimeve me armë nukleare, domethënë: Luftë botërore, pra një shfarrosje, në mos e njerëzimit, e qytetërimit.

Zot na ruaj!

Dy shpërthimet bërthamore që kreu Amerika, përmes të cilave i dha fund Luftës së Dytë Botërore, u bënë vrarje e thellë morale e ndërgjegjes për njerëzimin, për autorët e shpikjes shkencore, për bashkëkohës të asaj katastrofe dhe për ne që lindëm dekada pas saj. Një njeri i botës së sotme të zhvilluar, nuk mund të mendojë më për botën siç mendonin për të para këtyre shpërthimeve te gushtit 1945. Njeriu i sotëm e kupton shumë qartë se kjo botë mund të kthehet në asgjë në pak çaste. Por një truri të sëmurë, një despoti me shëndet mendor të përkeqësuar, s’mund t’i kërkosh ta shohi qartë botën, veprimin e urdhrin!

Lufta sot nuk mund të shikohet siç e shikonin paraardhesit tanë. Ai e di me siguri se kjo luftë do të jetë e fundit dhe, siç e theksoi këto ditë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nuk do të ketë fitues apo humbës në të! Askush nuk e kuptoi këtë më mirë se vetë krijuesit e bombës atomike.

Më parë e më mirë nga të gjithë e kuptuan këtë shpikësit e saj:

“Njerëzit e planetit tonë, – shkroi Robert Oppenheimer, – duhet të bashkohen. Tmerri dhe shkatërrimi i mbjellë nga lufta e fundit na diktojnë këtë mendim. Shpërthimet e bombave atomike e vërtetuan këtë me gjithë mizorinë. Njerëz të tjerë kanë thënë fjalë të ngjashme në një kohë tjetër – vetëm për armë të tjera dhe për luftëra të tjera. Ata nuk kanë pasur sukses. Por kushdo që edhe sot thotë se këto fjalë janë të kota, mashtrohet nga peripecitë e historisë. Ne nuk mund të jemi të bindur për këtë. Rezultatet e punës sonë nuk i lënë njerëzimit zgjidhje tjetër veçse të krijojë një botë të bashkuar. Një botë e bazuar në ligjshmëri dhe humanizëm”.

Next Post
Rama publikon mesazhin e Pëllumb Kullës për Teatrin: Uroj të jetë e afërt dita e fillimit të punimeve

Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In