• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

by A R
23/06/2026 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale me rastin e njëvjetorit të mastektomisë që iu nënshtrua pas diagnostikimit me kancer të gjirit në fazë në vitin 2025, duke theksuar se kjo përvojë “e ndryshoi përgjithmonë”.

Artistja 38-vjeçare, e cila kishte bërë të ditur se kanceri u zbulua në fazë të hershme, iu nënshtrua një mastektomie në anën e djathtë si pjesë e trajtimit të saj. Vetëm një muaj pasi njoftoi se ishte zyrtarisht e lirë nga kanceri, ajo publikoi në Instagram një video të realizuar menjëherë pas zgjimit nga operacioni.

Përmes postimit, Jessie J u bëri thirrje ndjekësve të mos neglizhojnë kontrollet parandaluese, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

“Kontrolloni gjoksin dhe sqetullat tuaja. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën.”

Me humorin që e karakterizon, këngëtarja shtoi pas të gjitha vështirësive që kaloi është tashmë koha që të shkëlqejë.

“Bëra mastektomi në anën e djathtë dhe është e pabesueshme sa pak dukej se po kaloja një situatë kaq të vështirë. Tani është koha të shkëlqej. Data 12 qershor 2025 më ndryshoi përgjithmonë.”

Në fund të mesazhit të saj, Jessie J shprehu mirënjohje të veçantë për mjekun që e trajtoi, duke e quajtur atë “një hero të përjetshëm”.

Jessie J është këngëtare dhe kantautore britanike që u bë e famshme në vitin 2011 me hitin “Price Tag” dhe albumin debutues “Who You Are“. Gjatë karrierës së saj, ajo ka publikuar këngë të suksesshme duke u renditur ndër artistet më të njohura të muzikës pop. E vlerësuar për vokalin e saj të fuqishëm, ajo ka fituar disa çmime ndërkombëtare dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si artiste dhe autore këngësh.

Next Post
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

"Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë", Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In