• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Toka e sekuestruar në Vlorë, çështja i kalonë Prokurorisë së Krimeve të Rënda

by Aalison Pearse Stevens
03/07/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda do të vijojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të të cilave, në tre raste, janë vendosur sekuestro preventive mbi troje me sipërfaqe totale rreth 340 hektarë dhe vlerë sipas çmimeve zyrtare rreth 240 milionë euro.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vijimi i hetimeve për këto raste nga Prokuroria për Krime të Rënda ishte temë kryesore e diskutimit të zhvilluar dy javë më parë në Vlorë, ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Lalla, si edhe drejtuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda. Në bazë të analizës së përbashkët, u vlerësua që Prokuroria për Krime të Rënda të thellojë më tej hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, lidhur me këtë skemë të madhe falsifikimi dokumentesh pronësie në zona turistike.

Prokuroria e Vlorës, në hetimet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, ka zbuluar skemë fallsifikimi dokumentash dhe ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e pasurive, si më poshtë:

  1. Në Palasë, Himarë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro
  2. Në Karaburun, Vlorë, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro
  3. Në Zvërnec, Vlorë, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro

Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se, në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: “Fallsifikimi i dokumentave”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Prokuroria e Vlorës ka provuar se personat e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre për një periudhe të të gjatë kohore dhe në vijimësi kanë kryer më shumë se dy vepra penale. Nga mënyra se si janë kryer veprat penale, periudha kur janë kryer, rrethi i personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave penale, vazhdimësia në kryerjen e veprave penale dhe qëllimi i përfitimeve materiale nga kryerja e veprave penale, rezulton se ky grup ka zhvilluar një formë të veçantë bashkëpunimi, që në kuptim të nenit 28 të Kodit Penal, përbën grup të strukturuar kriminal.

Në përbërjen e këtij grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë zyrtarë lokal, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë. Rezulton se ky grup kriminal është krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, përmes falsifikimit të dokumenteve nëpër institucione të ndryshme shtetërore.

Lidhur me sa më sipër, nga ana e Prokurorisë së Vlorë, është vendosur shpallja e moskompetencës lëndore dhe kalimi i akteve për hetime të mëtejshme në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi rezulton se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

BW/d.i.

 

Next Post

Werder Bremen e AEK, duel për Ermir Lenjanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

July 23, 2026
“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

July 23, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

July 23, 2026
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

July 23, 2026
Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

July 23, 2026
BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

July 23, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë

July 23, 2026
Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

July 23, 2026
Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

July 23, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In