• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tkurrja e SHQUP-it

by Eduard Zaloshnja
29/11/2025 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Kandidatët për deputetë të PD-së me më shumë vota personale nëpër qarqe, por që nuk arritën të futen në parlament (ngaqë deputetët e listave të sigurta të SHQUP-it i kishin zënë paraprakisht vendet), u mblodhën për “një kafe” jashtë SHQUP-it, ku diskutuan sesi mund të ringrihet PD-ja. Shqetësimi i tyre duket se ka lindur nga pjesmarrja tejet e ulët në “Foltoret” e Berishës para Kryeministrisë. Por ndoshta ata e ndjejnë edhe më gjerë në elektorat rënien e kuotave të PD-së.

Në fakt, në sondazhin e përjavshëm ‘Zëri i shqiptarëve’ në ABC NEWS, unë e kam matur në vazhdimësi këtë rënie. Duke ndërthurur rezultatet e sondazhit me rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në prill 2021 dhe maj 2025, ndërtova grafikun e mëposhtëm, që ilustron rrëshqitjen e pandalshme të kuotave elektorale të PD-së qysh nga prilli 2021.

Pas një rezultati relativisht dinjitoz në prill 2021 (por që nuk arriti ta bënte Bashën kryeministër), SHQUP-i përjetoi drama të rënda… U sulmua nga përkrahësit e Berishës me leva e qysqi, dhe u telendis nëpër gjykata – derisa u kap legalisht më së fundi nga ai përmes një vendimi gjykate.

Dhe pasi Berisha mori në dorë edhe vulën edhe çelsin e SHQUP-it, a u rritën kuotat elektorale të PD-së? Përkundrazi, në maj 2025 ato ranë 5.2 pikë, edhe pse listave të PD-së iu bashkëngjitën kandidatët e LSI-së (me Metën në krye).

Dhe ç’është më e keqja, rrëshqitja e SHQUP-it ka vazhduar në rënie të lirë edhe pas zgjedhjeve të majit 2025. Në sondazhin ‘Zëri i shqiptarëve’ të 23 nëntorit, vetëm 27% e atyre që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit vazhdonin ta përkrahnin PD-në. Një rënie prej 7.3 pikësh brenda gjashtë muajsh për SHQUP-in e zotëruar me çels e me vulë nga Berisha…

 

 

 

Next Post
Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës! Kë do nxjerrin? Flamurin apo Albanën që s’kanë bërë kurrë garë

“Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestat e tij”/ Rrëfehet Dashnor Sula: Berisha më përplasi derën në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In