Ishte menduar se protestat do ishin gjithnjë e më masive pas lënies së mandateve mirëpo nuk ka rezultuar aspak kështu për opozitën. Kjo u konfirmua edhe në protestën e fundit të zhvilluar para Parlamentit ditën e enjte ku numri i militantëve të PD e LSI ishte i pakët.
Për këtë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në orën 17:00 krerët e degëve të PD-së në mënyrë që protesta e thirrur në 13 Prill të mos rezultojë një dështim.
Kujtojmë që protesta e fundit përveçse e vogël në numër degjeneroi edhe në dhunë mes vetë militantëve. (Lexo.al)