• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tkurret familja shqiptare, trendi negativ do sjellë pasoja social-ekonomike

by A R
08/02/2025 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Norma e lindshmërisë në familjet shqiptare ka pësuar rënie në vitet e fundit.

Eurostat publikoi një vrojtim sipas të cilit norma mesatare e lindshmërisë është 1,21 fëmijë për familje, nga 1,73 që rezultonte rreth 12 vite më parë.

Trendi rënës i lindshmërisë në familjet shqiptare, sipas ekspertit Erion Muço, do të sjellë pasoja ekonomike.

“Një familje e vogël do të thotë rënie ekonomike, më pak të mira dhe angazhim e kontribut në tregun e punës e kësaj familjeje, dhe më pak forcë pune në funksion dhe në dobi të sipërmarrjeve dhe bizneseve, duke bërë që zhvillimi ekonomik të jetë ose në stanjacion, ose në rënie,” shprehet z. Muço.

Sipas ekspertit, të dhënat tregojnë një shtrenjtim të kostos së jetesës për familjet shqiptare.

“Pasqyron një realitet ku vështirësitë ekonomike, edukimi apo nevojat që i duhen një familjeje për të përballuar të gjithë ecurinë e një fëmije janë vërtet të larta dhe të papërballueshme,” sqaron eksperti.

Në situatën aktuale, kërkohet një ndërhyrje në nivel qeverisës me politika mbështetëse për familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale.

“Përshtatja e qeverisjes vendore me këto realitete të reja duhet të ingranojë buxhete të caktuara, duke mundësuar të gjitha kushtet dhe infrastrukturën që një familje e cila jeton në një zonë të caktuar të jetë normalisht e kënaqur me të ardhurat që ka, me punën që bën,” thotë z. Muço.

Në renditjen e vendeve me një normë të kënaqshme lindshmërie përfshihen shtete si Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi, që mbajnë një normë pozitive të lindshmërisë.

Po ashtu, Franca vijon të ketë një nivel të lartë lindshmërie falë flukseve migratore nga të cilat ka përfituar tradicionalisht.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Shkurt 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In