• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

by Os De
19/12/2025 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra arrestime në Kosove me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, mes të cilëve ish ministri Fadil Ismajli, në krye të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013, nga rradhët e partisë së Behgjet Pacollit. 

Njoftimi është dhënë nga Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë, pas një hetimi disamujore të zhvilluar nga Policia e Kosovës. 

Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të ndërlidhura me procesin e shpronësimit të pronave private. 

Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozicionet e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës. 

Në këtë rast janë të përfshirë përpos ministrit edhe disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, zyrtarë nga avokatura e shtetit, ekspert të gjykatës dhe një zyrtar në Departamentin e Shpronësimeve. 

Konkretisht ata dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kanë iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike. 

Përveç personave të arrestuar, Policia ka sekuestruar një sërë pasurish dhe të dhënash që mund të përdoren si prova në hetimet e mëtejshme. Konkretisht, janë konfiskuar rreth 20 mijë euro, armë zjarri, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike dhe tri automjete, që dyshohet se lidhen me aktivitetet kriminale të të arrestuarve. 

 

 

Next Post
Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In