Një turiste 60-vjeçare çeke ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Ngjarja ka ndodhur në Radhimë të Orikumit rreth prës 11:05. Policia e Vlorës sqaron se gruaja kishte hyrë në det dhe më pas kishte humbur ndjenjat.
60-vjeçares iu dha ndihma e parë nga pushues të rastit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve për identifikimin e viktimës si edhe për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.
a.ç











