• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër skenar bllokimi të zgjedhjeve, PD e PR bojkotojnë KZAZ

by Java News
09/03/2017 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrimi i procesit zgjedhor pritet të futet në një tjetër skenar bllokimi nga opozita.

Përveç vendimit për mosregjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet parlamentare, dy partitë e opozitës me të drejtë anëtarësh në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve nuk kanë dërguar në KQZ propozimet e tyre sipas parashikimeve ligjore.

Burime konfidenciale i thanë REPORT TV se PS e LSI në përputhje me Kodin Zgjedhor kanë depozituar në KQZ propozimet e tyre për KZAZ ndërsa opozita, përkatësisht PD e PR me të drejtë anëtarësh në KZAZ nuk e kanë hedhur këtë hap.

Në bazë të kodit zgjedhor në nenin 28 të tij thuhet se vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, çka do të thotë se në rastin konkret më vonë se data 19 mars, ndërsa partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, çka do të thotë jo më vonë se data 5 mars.

Burime për REPORT TV konfirmojnë se pranë KQZ kanë depozituar propozimet e tyre për KZAZ para datës 5 mars PS dhe LSI , dhe jo PD e PR, cka do të thotë që në këto kushte ky institucion të përgatitet tu dërgojë këtyre dy subjekteve një kërkesë për të sjellë propozimet brenda datë 19 mars kur është afati maksimal kur KQZ duhet të marrë vendim për regjistrimin e propozimeve të tyre për komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat kreu republikan tha se për procedurat e administrimit të zgjedhjeve po shihen hapësirat ligjore por konfirmoi se opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje pa qeveri teknike duke deklaruar se PR nuk do të regjistrohet në KQZ në kushtet aktuale politike.

Ndërkaq partitë e koalicionit opozitar kanë vendosur të mos regjistrohen si subjekte politike në zgjedhjet parlamentare pa siguruar kushtin e tyre për qeveri teknike.

Edhe partia Agrare Ambientaliste e cila ishte regjistruar në KQZ si subjekt me datën 2 shkuar ka vendosur të bëjë cregjistrimine saj. Këtë e konfirmon kreu I kësaj force politike Agron Duka.

Për aleatin tjetër të opozitës dashamir shehi vendimi është legjitim. E kjo bëhet për të kthyer demokracinë tek qytetarët.

Një ditë më parë në tryezën e koalicionit opozitar është vendosur që partitë e opozitës të mos regjistrohen në KQZ si subjekte. Disa parati të djathta të cilat kishin depozituar kërkesë për regjistrim do ta tërheqin kërkesën e tyre ndërsa PAA që ishte regjistruar do të cregjistrohet. Ndërkaq në kqz janë regjistruar si subjekte partia Libra,  partia Kristian Demokrate, partia Fronti i Majtë dhe Partia e Gjelbër./reporttv/a.k

Next Post
Shefi i zyrës ruse në Prishtinë i prerë: Asociacionin themeloheni

Shefi i zyrës ruse në Prishtinë i prerë: Asociacionin themeloheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In