• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër “shans” bizneseve, PS propozon shtyrjen e afatit të “investimeve strategjike” deri në vitin 2026

by A R
16/12/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Afati që skadon në 31 dhjetor të këtij viti, socialistët propozojnë ta shtyjnë me dy vite të tjera, me argumentin se ka ende shumë kërkesa për investime madhore në sektorët strategjik të vendit dhe jo vetëm.

Më pak se tre javë përpara përfundimit të afatit, 31 dhjetori 2024, qeveria kërkon t’i japë edhe një shans tjetër bizneseve që duan të marrin statusin e “investitorit strategjik”.  Një nismë e deputetes socialiste, Pranvera Resulaj e depozituar në parlament synon që afati për ligjin e investimeve strategjike të shtyhet për më 31 dhjetor 2026.

“Duke qene se interesi i subjekteve është ende shume i lartë për këtë paketë ligjore, fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit dhe me qellim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor si dhe te pasojave qe mund te krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit të paraqitjes së kërkesave deri me datën 31 dhjetor 2026.”

Një tjetër propozim i deputetes Resulaj është edhe dhënia e statusit investitor strategjik edhe atyre bizneseve që propozojë projekte investimi në sektorë që nuk janë caktuar si strategjikë në ligj.

“Statusin “investitor strategjik” e përfitojnë gjithashtu investitorët apo projektet investuese, për të cilat pavarësisht se nuk janë parashikuar te realizohen ne një nga sektorët e përcaktuar ne pikën 1, te këtij neni, parashikohet qe vlerën totale te kapitalit investues te projektit ta kenë të barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro dhe pasi te kenë marre miratimin paraprak te ministrisë së linjës.”

Kjo është nisma e dytë ligjore brenda këtij viti për zgjatjen e afatit të këtij ligji që është miratuar për herë të parë në vitin 2015, pasi në janar të këtij viti ishte deputeti Eduard Shalsi që kërkoi afat deri në 2027-ën, por vetë socialistët e zbritën për në fund të këtij viti.

Next Post
Profesionet e lira / Rimbursimi i kësteve të parapaguara do të kryhet brenda datës 30 dhjetor 2024

Profesionet e lira / Rimbursimi i kësteve të parapaguara do të kryhet brenda datës 30 dhjetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In