Një tjetër aksident është shënuar në Tiranë, pranë zonës së parkut, ku makina ka përplasur në të moshuar.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit me ambulancë dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se i moshuari i cili ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një automjet tip “Volkswagen”, me targa “AA 382 LZ”.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.
a.ç











