• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TITULLI I PRONESISE/ Projektligji, si merret pa pagesë tapia e tokave me 7501

by Java News
10/12/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji ri i qeverisë për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë parashikon edhe procedurën e pajisjes me certifikatë pronësie të tokave të përfituara me ligjin 7501. Në nenin 10 të ligjit janë listuar kriteret që duhet të kenë përfituesit e ligjit 7051 për të marrë certifikatë pronësie pa pagesë. Sipas këtij neni, theksohet se përfitojnë kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë njëkohësisht këto kushte: “Kanë qenë legjitimuar për të përfituar tokë sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991, nr.452, datë 17.10.1992 apo vendimeve të veçanta, pavarësisht nëse kanë ndryshuar vendbanimin pas datës 1.10.1992. Këtu përfshihen edhe subjektet, që sipas informacionit të Gjendjes Civile, kanë ardhur me banim në territorin e ishndërmarrjeve bujqësore pas datës 1.8.1991, si dhe banorët jopunonjës të ish-kooperativave bujqësore; Subjektet që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperative apo ndërmarrjeje bujqësore tjetër. Subjektet që përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim dhe personat që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore”.

Personat që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe që ta regjistrojnë atë pa pagesë duhet të përmbushin njëkohësisht edhe kushtet që parashikohen në ligj si: “T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore; Toka të mos jetë pronë private e të tretëve; Toka të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve; Toka të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas ligjit nr.133/ 2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar; Toka të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues”.

Sipas ligjit, nëse ndalimet e listuara në këtë pikë të ligjit janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë pa shpërblim zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

Sipas ligjit, kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas listës së përdoruesve të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 3 muajve, nga hyrja në fuqi e ligjit, përcjellin pranë ASHK-së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës saktëson sipërfaqen për kalim pronësie sipas nenit 11, me prezencën e përfaqësuesit të administratës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe verifikon plotësimin e kushteve për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore. Pas procesit të verifikimit, ASHK-ja harton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo fshat, të cilën ia paraqet për miratim Këshillit Bashkiak. Nëse brenda 30 ditëve nga administrimi i dokumentacionit, njësia e vetëqeverisjes vendore nuk ka realizuar vendimmarrjen në Këshill Bashkiak, sipas pikës 4 të këtij ligji, atëherë akti administrativ (vendimi) i Këshillit Bashkiak konsiderohet i miratuar në heshtje, sipas përmbajtjes paraprake të propozuar”, theksohet në ligj.

PERFUNDIMI I PAJISJES ME TITUJ PRONËSIE

NENI 10 Kushtet për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore.

1. Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që plotësojnë, njëkohësisht, këto kushte: a) Kanë qenë legjitimuar për të përfituar tokë sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991,nr.452, datë 17.10.1992, apo vendimeve të veçanta, pavarësisht nëse kanë ndryshuar vendbanimin pas datës 1.10.1992. Këtu përfshihen edhe subjektet, që, sipas informacionit të gjendjes civile, kanë ardhur me banim në territorin e ish-ndërmarrjeve bujqësore pas datës 1.8.1991 si dhe banorët jopunonjës të ishkooperativave bujqësore;

b) Nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë kooperative apo ndërrmarrjeje bujqësore tjetër;

c) Përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë organeve kompetente për plotësimin me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ishndërmarrjeve bujqësore ose janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në përdorim;

ç) Janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

2. Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësisht, këto kushte:

a) T’i përkasë një prej zërave të tokës bujqësore;

b) Të mos jetë pronë private e të tretëve;

c) Të mos u jetë dhënë në përdorim apo me qira të tretëve;

ç) Të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar;

d) Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues;

dh) Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas ligjit nr.55/2015,”Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”;

e) Të mos jetë në përgjegjësi administrimi të institucioneve kërkimore-shkencore. Lista e këtyre pasurive vendoset në dispozicion nga ministria përgjegjëse për çështjet e bujqësisë.

Nëse ndalimet e listuara në këtë pikë janë të pranishme për një pjesë të sipërfaqes së tokës, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, zbatohet vetëm për pjesën e mbetur.

NENI 11

Sipërfaqet që kalohen në pronësi pa shpërblim

1. Sasia e sipërfaqes së tokës bujqësore, që kalohet në pronësi pa shpërblim, është:

a) sa sipërfaqja e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim;

b) sa sipërfaqja e poseduar, kur nuk është miratuar më parë akti i marrjes së tokës në përdorim, por, në çdo rast, jo më tepër se norma për frymë. Norma për frymë llogaritet duke u nisur nga sipërfaqja e lirë në terren, që përmbush kushtet e pikës 2, të nenit 10, të këtij ligji.

2. Nëse sipërfaqja e lirë në terren është më e vogël se ajo e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim, subjektit i miratohet kalimi i pronësisë, pa shpërblim, vetëm për sasinë e sipërfaqes që rezulton e lirë.

3. Nëse subjekti posedon sipërfaqe më të madhe se ajo e përcaktuar sipas rregullave të pikës 1, për sipërfaqen shtesë zbatohen përcaktimet e shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji.

4. Nëse vendndodhja e sipërfaqes së poseduar efektivisht është e ndryshme nga ajo e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në përdorim, por brenda territorit të fshatit, kalimi i pronësisë, pa shpërblim, dhe regjistrimi kryhen sipas vendndodhjes së sipërfaqes së poseduar, nëse ajo përmbush kushtet sipas pikës 2, të nenit 10, të këtij ligji./panorama/a.meta

Next Post
River Plate triumfon në Superklasiken epike

River Plate triumfon në Superklasiken epike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In