• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

River Plate triumfon në Superklasiken epike

by Java News
10/12/2018 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

River Plate triumfoi në Superklasiken ndaj Boca Juniors dhe fitoi Copa Libertadores, në atë që u quajt finalja e shekullit. Pas 210 minutave në total në të dyja ndeshjet, River triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 5-3 dhe 3-1 në ndeshjen e kthimit pas shtesës, që konfirmoi se beteja për këtë finale nuk mund të shteronte kurrë.

Pothuajse një muaj pas finales së parë dhe dy shtyrjeve, u luajt më në fund finalja e dytë mes dy rivalëve të përjetshëm argjentinas vetëm se këtë herë në fushë neutrale, në “Santiago Bernabeu” të Spanjës. Mijëra kilometra larg Buenos Airesit megjithatë emocionet nuk munguan me dy skuadrat që ishin të vendosura për të fituar trofeun e madh të Libertadores.

Gjithsesi në pjesën e parë Boca ishte më këmbëngulëse dhe pasi Pablo Perez shpërdoroi dy herë në minutat 11 dhe 31-të ishte Benedeto ai që kaloi në avantazh verdheblutë me një gol fantastik duke çuar peshë tifozët e Bocës.

Përgjigja e River Plate megjithatë erdhi në pjesën e dytë me Ignacio Fernandez që në të 68-tën ishte lojtari që finalizoi një aksion të përsosur të të tijve.

Pavarësisht ritmit të lartë rezultati nuk ndryshoi më deri në minutën e 90 me ekipet që shkuan në shtesë. Vetëm 2 minuta nga fillimi i saj dhe Barrios la në inferioritet numerik Bocën. Një epërsi që River e shfrytëzoi më së miri, me një gol fantastik të Quinteros. Ishte momenti që tifozët e Riverit kishin ëndërruar duke bërë ato mijëra kilometra deri në Spanjë dhe pavarësisht se me 9 veta në fushë e lojës dhe me portierin Andrade që luajti për 8 minuta si sulmues, Boca nuk arriti të gjejë golin e barazimit duke goditur dhe shtyllën, ndërsa në aksionin e fundit në kundërsulm Martinez realizoi dhe golin që vulosi trofeun.

Pas 3 vjetësh, River u rikthye sërish në majën më të lartë të futbollit amerikano-jugor duke fituar për herë të katërt Copa Libertadores./a.meta

Next Post
(VIDEO) Superklasikja/ Yjet e Juves ngatërrojnë derën e stadiumit, bëhen hit në internet

(VIDEO) Superklasikja/ Yjet e Juves ngatërrojnë derën e stadiumit, bëhen hit në internet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In