• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tit Vasili i LSI: Ballkani i hapur, një kotec pa dyer e dritare, me një vrimë. Rama ka atakuar Kosovën, po sabotojnë integrimin në BE

by Java News
13/08/2021 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, e ka krahasuar në mënyrë metaforike nismën “Ballkani i Hapur”, me një kotec pa dyer e dritare, por që hap dyert vetëm për Serbinë.

Vasili thotë se Shqipëria është shteti me ekonominë më të mbyllur nga tre vendet e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, ekonomia shqiptare është përqendruar në duart e disa personave, duke dëmtuar kështu pjesën tjetër të shqiptarëve.

Vasili thekson, se Rama ka atakuar Kosovën dhe liderët e saj, duke filluar që me kufijtë dhe sulmet e bëra ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit

Postimi i plotë i Vasilit:

Humori i zi i Ballkanit te hapur, perballe Shqiperise ne autarki kriminale dhe oligarkike te Edi Rames!!

Eshte vertet nje humor i zi histeria propagandistike e Ballkanit te hapur, perballe autarkise se Shqiperise se keqeverisur te Edi Rames.

E kufizuar, e asfiksuar dhe refuzuar nisma e Ballkanit te hapur ngjan me nje kotec pa dyer e dritare, por me nje vrime te vetme, qe sjell oksigjen vetem e vetem per Serbine.

Shqiperia eshte pjestarja me qesharake dhe me e poshteruar mes tre anetareve te Ballkanit te hapur dhe per shkak te Rames ngjan si lolua i vetem mes te treve.

 

 

Rama krijuesi i nje autarkie te kriminale dhe oligarkike ne Shqiperi e ka mbyllur ekonomine ne pese duar oligarkesh, qe rrembejne gjithshka duke varrosur tregun e lire, konkurencen dhe duke e bere Shqiperine aspak kompetitive ne Ballkan e me gjere pra te asfiksuar ekonomikisht dhe lavatrice te parave te pista.

Qeveria e Rames eshte realisht absorbuesja me dobet e investimeve te huaja dhe thithja e tyre eshte ne nje renie pikiate krahasuar me Serbine dhe Maqedonine dhe Shqiperia rezulton me treguesit me mizerabel ne terheqjen e ketyre investimeve.

Politikat subvencionuese te qeverise se Rames jane shume te dobta, te mbyllura klienteliste dhe jane shume shume larg Serbise dhe Maqedonise duke e bere Shqiperine bishtin e kavallit te treshes se famshme te Ballkanit te Hapur.

Funksionimi i drejtesise ne Shqiperi eshte pak te thuash turp, pasi kapja e drejtesise nga Rama dhe destruktimi e paralizimi i saj kane bere zero garancite juridike duke e ekspozuar bisnesin perpara agresivitetit korruptiv dhe arbitrar te qeverise se Rames ku ai eshte i pambrojtur dhe shume i atakuar.

E kunderta ndodh ne Serbi dhe Maqedoni ku keto granci jane te mbrojtura dukshem me mire duke e motivuar bisnesin vendas dhe te huaj te investoje fort ne keto vende.

Korrupsioni galopant dhe i pandeshkueshem i qeverise, qe ka prodhuar nje kolaps ekonomik ne shifra te frikshme e ka mbyllur akoma me keq Shqiperine duke e bere thjesht nje vend te degraduar, qe manipulohet me lehtesi nga pjestaret e tjere te klubit tresh te Ballkanit te hapur.

Te vetmen gje qe Rama dhe te tijte e kane bere fort dhe egersisht ka qene atakimi i Kosoves dhe liderave te saj me forme e me çdo mjet duke filluar nga kufijte e Kosoves dhe sulmeve te poshtra ndaj kryeministrit Haradinaj me pare dhe sot ndaj kryeministrit Albin Kurti,.

Stigmatizimi dhe urrejtja milosheviçjane e Rames ndaj Kosoves me nje kurajo, qe askush s’e ka pasur me pare eshte sherbimi i vetem, qe Rama i ofron treshes.

Ne cdo pikpamje del qarte, qe Rama eshte lolua i klubit tresh te Ballkanit te Hapur dhe Vuçiçi qe e udheheq ate me vasalin antishqiptar dhe antikosovar Rama.

Autarkia ne Shqiperi e prodhuar nga Rama qofte ne pikpamje politike ,ekonomike dhe shoqerore s’ka asnje lidhje me hapjen e propaganduar, por vetem me sherbimin, qe ajo po i ben lidershipit serb per te goditur Kosoven e per te realizuar endrren e çmendur e te parealizueshme te pasjes se udheheqjes politike te te gjithe Ballkanit nga Serbia.

Autarkia shqiptare thjesht provon “asgjënë” e Ballkanit te Hapur per shqiptaret dhe kosovaret, por thjesht sabotimin prej tij me çdo mjet e forme te integrimit euroatlantik te Shqiperise e Kosoves./m.j

Next Post
I “forti” nga Kosova kapet në Shqipëri/ Ishte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda, pritet ekstradimi

Fshihej në Vlorë, arrestohet 37-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve me Iranin, bie çmimi i naftës në bursa!

Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve me Iranin, bie çmimi i naftës në bursa!

June 2, 2026
“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

June 2, 2026
Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

June 2, 2026
Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete! Plagosen 3 persona

June 2, 2026
Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

June 2, 2026
Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

June 2, 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

June 2, 2026
“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

June 2, 2026
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In