• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirania e politikës me gëzof demokratik

by Ben Andoni
12/02/2025 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mënyra sesi përballet një çështje e madhe tregon maturinë e një shoqërie dhe stadin e klasës politike të saj. Politika shqiptare nuk zhgënjeu në atë që i atribuojmë: Rrëmujën. Debati real në orët e fundit me arrestin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku duhej të trajtohej marrja e përgjegjësive apo mbajtja e qëndrimit për malin e akuzave ndaj tij u shndërrua në arenë ofendimesh dhe akuzash të ndërsjella midis PS-së dhe PD-së. Po pse mungon vallë kuraja për të vërtetën?!
“Forca mendore ose morale për të ndërmarrë, këmbëngulur dhe përballuar rrezikun, frikën ose vështirësinë”. Ky është përcaktimi i kurajës nga Merriam-Webster. Që do të thotë se në kohën e një regjimi demokratik, individi i vërtetë duhet ta tregojë me aktet e tij sesa mund të përshtatet me kanonet e saj, duke vendosur përpara cilësitë më të mira. Kudo në botë, demokracia po rrëshqet gjithnjë e më shumë nga elementët që i kanë dhënë emrin, kurse vendin e saj e ka zënë tollovia e pasens, ku politika e çdo vendi mbulon problemet jo të pakta të saj.
Cakun e parë të anarkisë morale vendi ynë e pati fill pas viteve ’90, ku ngulmi për t’u përshfaqur ndryshe i bëri shumë anonimë dhe kameleonë të na shfaqeshin si protagonistë dhe madje u mundua të eklipsojë krejtësisht deri frymën e krijuar nga studentët dhe qytetarët e kryeqytetit, Kavajës, Shkodrës, Kuçovës etj. Asokohe, Kadare, një personazh që do të përballet me shumë nga ndryshimet e vendit pas erës komuniste ka tagrin t’u vendoset përballë shumë prej kinseve që hodhën baltë dhe mbollën urrejtje mbi Shqipërinë. Ata, që nuk kishin pasur kurajë për asgjë tashmë do të na bënin protagonistin e plotë dhe të neveritshëm. “Ne të gjithë e dimë se ç’ka ndodhi pas rrëzimit të komunizmit. Ne dimë se ç’pluhur u ngrit, çfarë çoroditje u krijua, ç’llum i zi doli nga thellësitë e kësaj bote. Kjo rrokopujë e zbehu shumë shpejt gëzimin e lirisë të porsafituar, dehjen e saj, ylberet e shpresave, që lindën e u fikën aty për aty. …Nuk ka gjë më të shëmtuar se kuraja e vonuar e frikacakëve, e skllevërve. Të ndërgjegjshëm se e kishin ulur kryet më fort se ç’duhej, të turpëruar për bindjen e tyre të gjatë, të tërbuar nga prania e të tjerëve, atyre që nuk ishin thyer, gjëja e parë që bënë ishin t’u vërsuleshin këtyre të fundit. …Pas kësaj nuk pritej veçse tmerri i fundit: t’i suleshin atdheut“, do shkruajë ai me pezm tek “Dialog me Alain Bosquet”.
Kështu kemi mbërritur dhe në ditët tona, kur përpjekja më e madhe në radhët e politikës qoftë të PS-së apo të PD-së bëhet për të ruajtur status quo-në e pushtetit, qoftë në maxhorancë dhe po ashtu në opozitë dhe ku Rama e Berisha nuk sfidohen më (madje edhe nga njerëzit me të afërt), për shkak se afërsia me ta është rruga, e cila të çon ose të mban në pushtet.
Kështu ndodhi edhe në orët e fundit, ku pozita nuk ka kurajën të përballë problemin e pamatë të korrupsionit me arrestimin e Veliajt, kurse PD-ja me etiketimin më poshtërues ndaj SPAK-ut, që deri më tani e ka anatemuar, nuk gjeti kohë as ta përshëndeste si akt, arrestin e shumëpritur për ta të kryebashkiakut. Askund si në këto ditë s’ka munguar kuraja e vërtetë për t’u përballur dhe për të kërkuar përgjegjësinë.
Çfarë nuk shkon më me shoqërinë shqiptare?! Në ditët tona, kuraja është jo të bësh vepra lëbyrëse ose akte sublime, sesa t’i ngresh dhe të ndërgjegjësosh ato gjëra që tashmë i ndjejmë thellë dhe që duhet t’ia kumtosh me kurajë dhe dinjitet shoqërisë, madje duke marrë parasysh edhe privimet e pafundme, të cilat rrjedhin prej pasojave të qëndrimeve të pavarura. Për fatin e keq, tashmë koncepti i demokracisë, si pushtet që buron nga “sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me dhe për popullin” (koncepti i Abraham Lincoln), po duket gjithnjë e më shumë “i ngatërruar” dhe publiku konfuzohet shumë nga inflacioni i madh i përdorjes së saj në këtë kohë, ku rrjetet sociale dhe pushtetarët e brezave të rinj kanë perceptime të ndryshme. Në literaturë ka dy qëndrime që e përcaktojnë demokracinë, ai klasiku që e tregon se ky lloj sistemi politik lidhet me qeverisjen në emër të shumicës së popullit, ku vota e shumicës qoftë direkt apo me përfaqësues ka qëllim për të respektuar kushtetutën dhe ligjin dhe ushtrohet për pushtetin; apo kuptimi më i gjerë kur demokracia nënkupton marrëdhëniet demokratike, të cilat shtrihen në çdo aspekt të jetës, ku institucionet funksionojnë krejt të pavarura; ku drejtësia i përball të gjithë si të barabartë dhe, liritë e qytetarit, qoftë civile, ekonomike dhe politike respektohen deri në fund.
Në këto orë të fundit, ku Veliaj dhe njerëzit e tij po përballin drejtësinë, ne shikojmë sesa mungon kurajë për ta shikuar dhe reflektuar realitetin qoftë nga PS dhe PD-ja për të vërtetën, por edhe mungesën e durimit të njerëzve për të barazuar gjithçka me të keqen. Që në fakt, në vendin tonë, ka marrë përmasa të frikshme.
Shoqërisë tonë ka ardhur koha t’i kërkohet si nevojë kurajë, e cila s’është thjesht mospasja frikë para krimit, manipulimeve dhe të cenuarit të së drejtave, por të vepruarit pavarësisht frikës dhe shqetësimit tonë. Duket se detyra e deputetëve tanë që duhet ta nisnin nga parlamenti ishte të na përballnin realisht me pasojat e këtij akti të arrestit të Veliajt dhe, sidomos për ata që tentojnë të luajnë rolin e akuzuesit, që duhet të mësohen sesi të jetojnë me pasojat, kur janë të akuzuar. Koha e sotme po na kërkon që kurajën civile ta vendosim jo thjesht përballë korrupsionit të Socialistëve, por edhe para hipokrizisë, që lidhet me fshehjen pas procedurave të shumë njerëzve të Demokratëve dhe të tjerëve të kampit të tyre. Për pak kurajozët kërkohet qëndrim dhe nevojë për të mbrojtur institucionet dhe atë çka mbetur me demokracinë. Që nuk e pamë jo vetëm në rastin e përballjes me dinjitet të akuzuarve nga Drejtësia që nga ish-presidenti i vendit Meta dhe duke vazhduar me ish-Ministrat e ndryshëm dhe duke vazhduar me Veliajn, por nuk e shikojmë më dot dhe tek ata që akuzojnë dhe mbrojnë të pamundurën. Kuraja ka mbetur jetime para demokracisë. Ose si e thoshte historiani Timothy Snyder në sythin e tij të 20-të në libërthin “Mbi tiraninë”: “Nëse asnjë prej nesh nuk është i gatshëm të vdesë për liri, atëherë të gjithë ne do të vdesim nën tirani”. Dhe, tirania e politikës së sotme është më shumë se makth, sepse mban të veshur gëzof demokratik. (Homo Albanicus)

Next Post
PD kërkon dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In