• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë/ Vrau ish-vjehrrin, 35 vite burg për Altin Alukun

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vjet burgim shtetasin Altin Aluku, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, ngjarje e ndodhur 17.05.2015 në zonën e Kasharit në Tiranë, ku autori ka vrarë me armë tip automatik shtetasin Lutfi Xhaferri dhe ka plagosur rëndë Naime Xhaferri, prindërit e ish-bashkëshortes së tij.

Në konkluzionet e saj, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit Altin Aluku, por për faktin e gjykimit të shkurtuar të pranuar nga gjykata, pavarësisht kundërshtisë së prokurorit të çështjes, në përfundim i pandehuri u dënua me 35 vite burgim.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se, në datën 17.05.2015, rreth orës 05.30’, viktima Lutfi Xhaferi dhe e dëmtuara Naime  Xhaferi, kanë dalë nga banesa e tyre e ndodhur në fshatin Kashar dhe së bashku kanë shkuar në lagjen “Kamberaj” të këtij fshati, me qëllim për të pritur furgonin, me të cilin e dëmtuara do të shkonte në Tiranë për të shitur qumësht dhe produkte të tjera fshati. Rreth orës 05.45’, drejt tyre është afruar i pandehuri Altin Aluku (Kashari) i cili ecte në këmbë dhe mbante në dorë një armë automatike mod-56, të rregullt teknikisht dhe që e mbante pa lejen e organeve kompetente. Mbasi u është në një distancë prej rreth 5 m, i pandehuri i është drejtuar fillimisht viktimës duke i thënë që  “Ju më keni qëlluar mbrëmë tek shtëpia”. Viktima Lutfi Xhaferi i është përgjigjur duke i thënë se “Jo. Ne nuk kemi asgjë me ty dhe nuk kemi pasur ndonjëherë”.

Menjëherë pas këtyre fjalëve të viktimës, i pandehuri ka qëlluar disa herë me armën që mbante në dorë në drejtim të viktimës duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme. Mandej ka drejtuar armën dhe ka qëlluar edhe në drejtim të të dëmtuarës Naime Xhaferi, duke i thënë që “do t’ju zhduk të dyve”. E dëmtuara është afruar drejt tij dhe është përpjekur që t’i kapte armën, me të cilën i pandehuri vazhdonte që të qëllonte në drejtime të ndryshme. Ajo ka arritur që t’i kapë armën, por i pandehuri ka mundur që të shkëputet dhe duke u larguar ka qëlluar përsëri drejt saj duke e plagosur në dorën e majtë.

Pas ngjarjes, autori është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, në tentativat e tij për t’u larguar dhe fshehur hetimit dhe gjykimit.

Next Post

Veliaj: Festat e fundvitit, të paharrueshme në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com