• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ U përdhunua nga dy djem… policia dyshon tek denoncimi i vajzës 22 vjeçare

by Java News
07/11/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende mister rreth të vërtetës së vajzës 22- vjeçare që denoncoi në polici se e përdhunuar dy djem, pasi e rrëmbyen me makinë, teksa ajo ishte duke ecur në rrugë. Policia ka nisur menjëherë hetimet sapo i është marrë kallëzimi të dëmtuarës, ndërsa ka dyshime se autorët ajo mund t’i ketë njohur në “Facebook”.

Burime nga Policia thanë se shtetasja 22-vjeçare me iniciale E.Q. është paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”, raporton “Panorama”.

Disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin.

Sipas deklarimeve të saj, rruga me dy autorët ka zgjatur shumë pak minuta, deri te një shtëpi e braktisur ku ata e kanë dërguar. Por vajza tregon se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Në fund, teksa e kanë dërguar sërish në rrugën ku e kishin marrë me makinë, e kanë kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në polici, pasi do të hakmerreshin keq me të. Burimet thanë se deklarimi i vajzës është marrë në prezencën e një psikologeje të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar.

Dyshimet e Policisë

E pyetur për dy autorët, në mënyrë që të jepte ndonjë përshkrim fizik të tyre, 22-vjeçarja ka treguar se nuk e ka parë asnjërin nga personat, pasi gjatë gjithë kohës i ka pasur sytë e lidhur.

Burimet thanë se nisur nga kushtet fizike të vajzës, faktit se ajo nuk kishte shenja të dukshme dhune, por edhe faktit që ngjarja është denoncuar të nesërmen, jo atë natë që ka ndodhur, po shihet me dyshime nga ana e policisë.

Nuk përjashtohet mundësia që denoncimi i shtetases E.Q. të jetë edhe ndonjë lloj hakmarrjeje e mundshme ndaj ndonjë personi, që mund të jetë i dashuri apo ish-i dashuri i vet.

Megjithatë po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave reale të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./a.k

Next Post
Fjalët e Muhammad Ali që shkatërruan Donald Trump-in

Fjalët e Muhammad Ali që shkatërruan Donald Trump-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In