Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetaseje ka ndodhur në Tiranë gjatë pasdites.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Saukut pranë një qendre tregtare ku viktima, e seksit femër, u përplas nga një automjet teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Sipas policisë aksidenti u shkaktua nga drejtuesi i një mjeti tip “Mercedez-Benz” me drejtues shtetasin Z.D. Ndërkohë nuk jepen ende të dhëna për identitetin e viktimës./a.m.