Një 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”, në kryeqytet ku gruaja, emri i së cilës nuk bëhet ende me dije u përplas nga një automjet teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip “Volksvagen” që aksidentoi gruan, shtetasi A. Cakaj.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









