• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

by Mero Baze
13/02/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Emërimi i Dashnor Sulës në krye të një agjencie të fuqishme qeveritare që koordinon gjithë inspektoratet e vendit, përtej polemikave për besnikë dhe tradhtarë, tregon më shumë se çfarë po ndodh me opozitën se sa çfarë po ndodh me qeverinë.

Edi Rama, në natyrën e tij të qeverisjes, është kryeministri i parë i Shqipërisë pas vitit 1990 që e ka zhdukur elementin “klasor” partiak nga qeverisja. I vetmi argument që vartësve të Edi Ramës nuk u pi ujë në debate me të është nëse i thonë për dikë që është i PD apo i PS. Ai e ka zhdukur këtë ndarje klasore në administratë, në biznes, madje dhe në shtyp. Është i vetmi kryeministër që ka shkuar në çdo studio, madje dhe në shtëpinë e Sali Berishës te televizioni i djalit të tij.

Ndryshe nga ai, Berisha është kryeministri më “klasor” në Shqipëri, i cili biznesin e ndau në PS dhe PD, duke përndjekur atë që quhej i PS, shtypin akoma më keq, administratën po e po.

Kështu që në këtë pikë, ajo që ka bërë Edi Rama me Dashnor Sulën nuk përbën lajm. Është vazhdimësi e politikës së tij. Falë asaj politike, sot gjithë bizneset e mëdha që dikur Berisha i quante të PD janë komodë me Edi Ramën, administrata përveç prurjeve të reja socialiste të vitit 2013 është pa ndonjë ngjyrë politike, ndërsa shtypi ka më shumë arsye ta sulmojë Edi Ramën kur nuk u shkon në studio sesa kur kapet qeverisja e tij në korrupsion.

Por ndërsa Sula ka marrë sot detyrën në një prezantim alla Rama, ajo që i kishte bërë përshtypje ishte numri i pafund i telefonatave dhe mesazheve që kishte marrë nga opozitarët e qarkut të tij dhe të tjerë në gjithë Shqipërinë që i kujtonin se ishin njerëz të PD. Kjo tregon se sa shumë njerëz ka larguar nga PD Sali Berisha për 35 vjet dhe sa e madhe është partia e heshtur antiberishë në Shqipërinë shqiptare, e cila edhe nëse nuk ndihet komode me qeverisjen e Edi Ramës, vazhdon ta refuzojë Berishën.

Dhe kjo ndodh pikërisht se të gjithë ata që i janë larguar PD u ka mbetur peng mosmirënjohja e Berishës për ta. Ai i ka përdorur dhe flakur njerëzit në funksion të interesit të tij tërësisht familjar dhe pastaj përpiqet t’u shesë moral në publik duke u treguar se kush janë besnikë dhe kush tradhtarë të PD.

Nëse analizon ata që e identifikojnë veten me Dash Sulën në një moment të ri politik të tij me ata që e identifikojnë veten me besnikët e Berishës, kupton se Berisha mbahet në këmbë nga ata besnikë të cilët ai thjesht po i përdor deri në fund të jetës së tij pa pikë mëshire, duke u dhënë si alternativë vetëm të qenit besnikë. Të tjerët që i kanë ikur në heshtje për 35 vjet janë një shumicë e madhe elektorale në vend, e cila ndoshta s’do aktivizohet kurrë e bashkuar nëse nuk del dikush i ndryshëm nga Berisha t’i rikthejë aty ku ishin.

Është diferenca mes një partie që e ka nisur me 70 për qind dhe tani është 28 për qind. Shumica e heshtur antiberishë në Shqipëri, që është e gatshme të mos votojë më qeverinë Rama, është një parti e madhe që vërtitet mes elektoratit gri dhe elektoratit refuzues të Berishës, e cila nuk do ta votojë kurrë opozitën sa të identifikohet me Berishën.

Dhe fakti që Edi Rama përpiqet ta zgjerojë PS drejt qendrës dhe strukturave të PD është pikërisht nga kjo arsye, pasi ai elektorat refuzues i Berishës është elektorati që mund ta refuzojë atë. Nga elektorati i Berishës sundon sa të jetë gjallë.

Next Post
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Comments 1

  1. leka says:
    9 months ago

    Rama mosdallimin klasor e lidh vetem me pushtetin, dhe nuk pyet as kryesi dhe as asanble te PS.Sot pa frike, me emerimet dhe veprimet e tij e ka kthy PS ne shpk etij ,si Saliu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In