• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Shpërndarësi i picave përndiqte vajzën e mitur, gjykata e lë në burg

by Java News
03/10/2017 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 26- vjeçarin, Klauden Muçogllava, i cili akuzohet për “përndjekje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kundërshtim të forcave të rendit”.

26-vjeçari u arrestua ditën e enjte në darkë, pasi prej kohësh përndiqte një të mitur, të cilës i kërkonte lidhje intime. Muçogllava u paraqit para gjykatës ditën e djeshme dhe nuk foli asnjë fjalë, teksa caktohej masa e tij e sigurisë.

Ai u arrestua në flagrancë, madje kundërshtoi edhe forcat e rendit, duke goditur njërin prej punonjësve të policisë, me një levë në trup gjatë arrestimit. Atij iu gjet edhe një sasi kanabisi me vete dhe rezulton se është dënuar më parë për prodhim dhe shitje ndarkotikësh.

NGJARJA

Përndjekja ndaj vajzës 16- vjeçare ka vijuar disa javë. Mësohet se Muçogllava punonte si shpërndarës picash në një piceri. Ai ka njohur vajzën 16-vjeçare të zona e “Unazës së Re” gjatë dërgimit të një porosie. Kështu, ai ka kërkuar që të ketë një lidhje intime me të. Madje, ai ka filluar ta ngacomojë dhe ndjekë herë pas here të miturën, duke i ofruar edhe pica pa para.

Ditën e enjte, vajza lajmëroi Policinë, teksa ndiqej nga 26-vjeçari. Pas telefonatës së vajzë, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie. Mirëpo, i riu ka tentuar të largohet. Gjatë tentativës për t’u arratisur, ai ka goditur me një shufër hekuri punonjësin e Policisë, shtetasin A.T. 25 vjeç.

Pas këtij veprimi ai është arrestuar nga Policia. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Arrestimi u bë nga dy punonjësit e Policisë të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Tashmë, 26-vjeçari Muçogllava akuzohet për tri vepra penale: “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Sipas verifikimeve, rezulton se ai është dënuar më parë për “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe dyshimet janë se ai e kryente sërish shpërndarjen e drogës, krahas atyre të picave.

ma.me

Next Post
Marrëveshja/ Shqipëri-Kosovë, bursë të përbashkët energjetike

Marrëveshja/ Shqipëri-Kosovë, bursë të përbashkët energjetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In