• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tiranë- Romë, firmoset marrëveshja për 3 projekte infrastrukturore

by Aalison Pearse Stevens
12/04/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka firmosur sot me ambasadorin e Italisë Alberto Cutillo, marrëveshjen “Project Facility për studime fizibiliteti dhe projektim në nivel përfundimtar në sektorin e infrastrukturave”. Marrëveshja parashikon një financim prej 2 milionë euro-sh, për Projektimin paraprak, përfundimtar dhe Studimin e Impaktit Mjedisor për 3 projekte.

Ministri I Transportit Edmond Haxhinasto tha se: Këto 3 projekte janë shumë të rëndësishme, segmente të rëndësishëm të korridorit Adriatiko-Jonian si dhe të korridorit të 8. Konkretisht bëhet fjalë për :

1-Dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër.

 2-Projekti që bën evitimin e zonës industriale Tiranë- Durrës, lidh zonën e Vorës me zonën e Rrogozhinës, ose Kavajës,  që do të përcaktohet nga fizibiliteti.

3- By-pass i Elbasanit, që është pjesë edhe e korridorit 8.

Haxhinasto theksoi, se “Gjithë këto projekte janë në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare të Transportit, gjithashtu janë në përputhje të plotë me atë çfarë kemi vendosur për rrjetin kombëtar dhe rajonal, në funksion të procesit të Berlinit”.

“Bëhët fjalë për një financim prej 2,1 milion eurosh, për të cilin dua të falenderoj ambasadorin dhe Qeverinë Italiane. Pas kësaj do të kemi një projekt integral, pra do të jetë një produkt i gatshëm për tu financuar. Është një metodë e re që aplikohet, duke i përmbledhur gjithë hallkat e realizimit të një projekti, gjë që duhet marrë model edhe në projekte të tjera. Me ambasadorin kemi rënë dakort që të tregojmë fleksibilitetin e duhur, me qëllim që përcaktimi i gjurmës veçanërisht për lidhjen midis zonës së Tiranës ose Kavajës ose të Rrogozhinës, me qëllim  ti shërbejë më mirë rrjetit tonë të transporit”.

Ky zhvillim pozitiv do të prezantohet shumë shpejt nga ne, edhe në takimin e 21 Prillit në Lubjanë Slloveni, nën kujdesin e Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, takim që do të mbledhi gjithë ministrat e transportit të rajonit, përfundoi Haxhinasto.

 

 

 

 

Next Post

Shqipëria e Kosova, të fundit ku gjermanët do të ri-investonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In