Fsheh të ardhurat duke mashtruar dhe duke kryer korrupsion pasiv, ndalohet nga policia e Fierit agjenti i një kompanie sigurimi.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qenë me detyrë agjent i një kompanie sigurimi në Tiranë, ka lëshuar siguracionin për mjetin tip Volkswagen me targa AA 478 KA, dhe nuk ka bërë deklarimin duke mos e hedhur në sistem.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.
ma.me