Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.
Një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e banesës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu”. 67-vjeçarja S.Ç në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar në tarracë.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











