• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla në emër të PS-së: Nuk kemi ende një emër për president! E pafalshme që PD-në e drejton një non-grata

by Java News
02/04/2022 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se nuk ka ende emra konkretë për t’u zgjedhjen e presidentit.

Në një intervistë në News24, Balla thotë se mazhoranca është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas Ballës, presidenti i ri duhet të jetë i kundërt me atë aktual, Ilir Metën. I pyetur nëse do të pranojnë propozimin e një emri nga opozita, Balla thotë se është i mirëpritur nëse ai do të respektojë Kushtetutën, dhe të jetë për bashkimin, dhe jo përçarjen.

“Në këtë fazë, të hënën e kësaj jave, ne kemi bërë një diskutim. Kryeministri Rama e ka iniciuar këtë diskutim. Partia Socialiste duhet të jetë e qartë, grupi parlamentar ka lidershipin e këtij procesi. Kështu e ka bërë Kushtetuta. Ne do të iniciojmë në ditët pasardhëse duke iu referuar parashikimeve Kushtetuese. Jo më vonë se 24 do të ketë filluar procesi. Jo këtë javë që vjen, do të kemi mundësinë që në komunikim me kryetaren e Kuvendit, të kemi një mbledhje Kryetaresh ku të hartojmë një kalendar afatesh. Afatet janë të përcaktuara çdo ditë. Janë 5 raunde. Në 3 raundet e para do kërkojmë konsensus.

Lidershipin e këtij procesi e ka mazhoranca socialiste. Gatishmëria e kësaj mazhorance, për të dialoguar me këdo, brenda Kuvendit të Shqipërisë jemi gatshëm të diskutojmë me të gjitha grupet parlamentar me qëllim që t’i japim Shqipërisë një President në një aspekt diametralisht të kundërt si ai që kemi pasur deri më tani. Merrni Ilir Metën si është sjellë në marrëdhënie me Kushtetutën, institucionet, me Kuvendin me ndërkombëtarët, dhe në këtë aspekt shkoni tek ai i duhuri. Shqipëria ka nevojë për një president ose presidente normale. Unë do e mbështesja një presidente zonjë” – tha Balla.

A keni emra konkretë për presidentin e ri?

“Nuk ka emra konkretë në tavolinë. Jemi serioz për procesin. Pas 30 vitesh të shënojë procesin më transparent të përzgjedhjes së Presidentit. Që nga Kushtetuta e parë, është hera e parë që PS ka të drejtën e udhëheqësisë së këtij procesi. Nuk e kemi pasur as në 2012 dhe as në 2017. Këtu do jetë një proces, Kushtetuta thotë që kandidati duhet të mbështetet nga 20 firma deputetësh. Ka peshën e madhe. Dëshira jonë është brenda Kuvendit për të negociuar me këdo” – tha Balla.

Propozime nga radhët e opozitës?

“Unë do të thoja që ne kemi të paktën në 3 mandatet e fundit, Presidenti ka ardhur nga PD. Edhe Metën e quaj nga ty. Tregoi se ishte pjesë e kësaj opozite. Nuk dua të hyjë në këtë diskutim. Një President normal nuk mund të jetë një si Ilir Meta që ishte palë e opozitës. Duam një President që të mos përçajë” – tha Balla.

Gjithashtu gjatë intervistës, kreu i Grupit Parlamentar socialist, komentoi dhe rikthimin e Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, ku theksoi se është e papranueshme dhe e pafalshme që në vitin 2022 kjo forcë politike të udhëhiqet nga një person “non-grata”.

“Ajo që dua të them është e pafalshme, e papranueshme që në vitin 2022 një parti politike si Partia Demokratike të drejtohet nga një person që është shpallur nga SHBA-të, aleati ynë strategjike non grata për korrupsion të nivelit të lartë.

Unë nuk e di se deri ku do të shkojë goditja e SHBA-ve deri ku do të shkojë goditja e SHBA-ve që janë të përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë në këtë vend. I sigurt jam që nuk do mbaroj me Sali Berishën.

Ai duhet të ishte i pari dhe duhet të jenë disa shkallë bosh dhe të vijë tjetri. Kjo kryengritje në krahun e kundërt brenda Partisë Demokratike, për çfarë? Për një person i cili duhet të mbyllë hesapet me Shqipërinë. Me drejtësinë nuk mund t’i mbyllë pasi hesapet me drejtësinë duhet të shkojnë deri në fund, deri ditën e fundit të jetës së gjithsecilit. Drejtësia vonon por nuk harron.  Por në aspektin e gjuhës që vazhdon e përdoret. Është e paturpshme që të përgojohet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së sekretari amerikan, presidenti amerikan, kjo është fundi i botës për ta”, tha Balla. BW

Next Post
I dënuar për vrasje/ Ndërron jetë 53 vjeçari në burgun e Shënkollit. Ishte i shtruar në spitalin psikiatrik

I dënuar për vrasje/ Ndërron jetë 53 vjeçari në burgun e Shënkollit. Ishte i shtruar në spitalin psikiatrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com