Rreth orës 02:45 të së shtunës një pikë bastesh është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi”, ndërsa në drejtim të lokalit “Euro-Lloto” kanë qëlluar me armë zjarri persona ende të paidentifikuar nga policia. Paraprakisht thuhet që s’ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.










