Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë fare pranë sheshit “Nënë Tereza” ku një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë është përfshirë nga zjarri.
Shkaqet janë ende të paqarta, teksa dyshohet për shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.