Tiranë/ Një person qëllohet me armë tek ‘Oxhaku’, Drejtori Vocaj në vendngjarje

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë ne zonën e Porcelanit.

Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie.

12

Nderkohe policia e Tiranës dha informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit në kryeqytet.

Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Burime për Balkanweb bënë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.

Autori është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe sipas të dhënave të para, dyshohet të ketë pasur një konflikt. Gazetari Igli Çelmeta, tha se autori ka shkuar në këmbë në vendin e ngjarjes dhe është larguar prej andej po në këmbë. Policia ka ngritur postblloqe për të arrestuar.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com