• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TIRANE/ Nis së shpejti segmenti i unazës së re në kryeqytet, ja projekti te ‘Sheshi Shqiponja’

by Java News
02/05/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Projekti për segmentin e unazës së re, që do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin Shqiponja, pritet të fillojë së shpejti. Këtë e bëri të ditur sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin.

“Projekti ka përfunduar është momenti kur po bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban, pasi kjo do të jetë edhe një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha traktet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore”, theksoi Shkreli.

Zv/ministri Shkreli theksoi se “pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet prej dy korsive vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Teknologjike me pjesën e Kopshtit Botanik”.

 ”Do të jenë tre korsi aktive sipas standardeve europiane 2 nga 3.75 m njëra dhe një tjetër për emergjenca prej 3 metra. Do të ketë një ndarje të trafikut me gjelbërim dhe do të ketë bankina 0.7 nga të dyja krahët dhe do të ketë nga secila nga anët rrugë dytësore me korsi secila 3.5 metra”, nënvizoi Shkreli.

Rrugët dytësore, shtoi ai, do të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve të cilat nuk do bëjnë më ndërprerjen me rotonda, por do lejojnë një rrjedhje të qetë të trafikut.

“Kjo unazë gjeografikisht është e shkurtër 2.2 km, por nga pikëpamja kohore është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore kjo unazë do të përshkohet në kohë që nuk kalojnë 2 minuta”, nënvizoi Shkreli duke shtuar se këto 2,2 km sot bëhen për 20 min duke shkaktuar nervozizëm tek njerëzit, ndotje, zhurmë, amortizim të mjeteve edhe konsum financiar. Sipas tij, përfitimet nga ky investim janë të mëdha.

ma.me

Next Post
FOTOT/Rasti tjetër në Tiranë, një 35 vjeçar e kafshon qeni te “Myslym Shyri”

FOTOT/Rasti tjetër në Tiranë, një 35 vjeçar e kafshon qeni te “Myslym Shyri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In