• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë, nëna rreh 3 vajzat pse i treguan babait se ajo ka të dashur

by
31/08/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 16­-vjeçare, nga Tirana ka denoncuar në polici dhunën fizike dhe psikologjike të nënës së saj, gjatë kohës që babai ishte në emigracion. Para oficerëve të policisë dhe më pas në gjykatë, gjatë shqyrtimit të kërkesës për lëshimin e një urdhrimbrojtjeje, minorenia K.E. ka pretenduar se dhunohej pa shkak nga e ëma e saj, K.V.

Konflikti nënë e bijë kishte kulmuar në 8 mars ku ato janë sharë dhe ofenduar në sy të dy fëmijëve më të vegjël, pasi nëna 36-­vjeçare i kërkonte minorenes “që ajo të mos i tregonte babait të saj se mami do të shkonte në Itali me të dashurin e saj”, raporton Panorama.

16-vjeçarja K.E. ka pohuar se në disa raste e ëma ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, por ajo dhe dy fëmijët e tjerë e kanë duruar këtë sjellje, pasi nuk kishin prezent as babain e tyre. Në shpjegimet e dhëna në seancë, por edhe në denoncimin e saj në polici, 16­-vjeçarja ka pohuar se dhunohej për shkaqe banale. Një nga incidentet e fundit ka ndodhur në muajin mars, ku mamaja e saj ka ardhur në shtëpi dhe ka ofenduar e dhunuar vajzën, e cila nuk ka pranuar faktin e ikjes së nënës në Itali pa lejen e të atit për 8 Marsin.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, e paditura nuk duhet të kërcënojë apo ngacmojë vajzën e saj të madhe. Njëkohësisht gjykata urdhëron të paditurën të mos afrohet apo të hyjë në banesën ku jetojnë fëmijët e saj dhe as në shkollën e tyre.

Next Post

Studimi: Kush bën seks, humb miq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com