• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Mesazh nënës me tritol për djalin e arrestuar në Britani për drogë

by Java News
05/10/2017 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentatet me eksploziv ndaj një gruaje në Tiranë mund të jenë mesazhe që i drejtohen djalit të saj 26-vjeçar, që ndodhet i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash. Hetuesit në Tiranë do të kërkojnë zyrtarisht ndihmën e kolegëve britanikë për lidhjen e ngjarjeve në kryeqytetin shqiptar me luftën mes dy grupeve kriminale, në kryeqytetin britanik

Bruneta Aliaj, 55 vjeç, është vënë sërish në shënjestër të sulmeve me eksploziv. 

Paraditen e së mërkurës, në hyrje të dyqanit të saj pranë Tregut Elektrik në kryeqytet është gjendur një kallëp tritoli me fitil përcjellës e bërë gati për shpërthim. Ky është rasti i dytë që 55-vjeçarja bëhet objekt sulmi me eksploziv.

Hera e parë ndodhi mbrëmjen e 1 Majit kur automjeti i saj tip “Smart” shpërtheu pranë Prokurorisë së Përgjithshme ku dhe ka banesën.

Megjithëse Bruneta Aliaj mohon se ka konflikte dhe kërcënime, e vërteta sipas hetuesve qëndron ndryshe. Një burim i sigurt i tha “Klan Plus” se në të dy rastet tritoli është një mesazh që i dërgohet djalit të 55-vjeçares.

M.M.  prej vitesh emigrant në Britaninë e Madhe është një person i njohur për autoritet policore të Londrës. Sipas të dhënave nga Agjencitë ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, 27-vjeçari është i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogave të forta.

6 Muaj para atentatit të parë që shpërtheu në makinën e nënës së tij, M.M. u arrestua në Londër në një operacion ndërkombëtar me përfshirjen edhe të FBI-së, për pastrim parash sëbashku me një shtetas spanjoll dhe një çift kinez me shtetësi gjermane dhe franceze. 4 personave iu kapën rreth 800 mijë paund në dhomën e një hoteli.

40 Ditë pas atentatit, djali i Bruneta Aliajt u dënua me 20 muaj burgim për veprën penale të pastrimit të parave dhe përfshirja në grup kriminal.

Hetuesit  do të kërkojnë ndihmën e autoriteteve homologe të Londrës për zbardhjen e detajeve të tjera që lidhin veprimtarinë kriminale të 27-vjeçarit, kërcënimet ndaj tij dhe lidhjet me dy rastet e vendosjes së tritolit ndaj nënës së tij  në Tiranë.

ma.me

Next Post
Test forcë? PD ngujohet në Kuvend, grupit i bashkohet edhe Berisha

VIDEO-parodi / Bllokimi i foltores nga Basha sipas "Kinostudios"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In