Një aksident ka ndodhur pak më parë pranë Kryeministrisë. Mësohet se një automjet tip ‘Volksewagen’ ka përplasur një fëmijë.
Automjeti me targa CV 577 CB ka qenë i drejtuar nga një shtetase fëmër, e cila është shoqëruar drejt komisariatit.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. /l.m