TIRANA
Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat nga vendi i ngjarjes raportoi për BalkanWeb se disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.
Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa dyshohet se fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre.
Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar për News24 se ka patur një konfrontim paraprakisht mes të rinjve në ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.